Në një shtëpi të vogël, në një pallat "pensioni" 4 katësh, në qytetin verior të Peshkopisë, ku bie shumë dëborë e ku vështirësitë për të siguruar jetesën janë të mëdha, jeton Sara.
Prej më shumë se një viti, kryesisht Sara ka ndihmuar të ëmën me punët e shtëpisë dhe kujdesin për motrën dhe vëllain e vogël.
Edhe pse çdo ditë 9-vjeçarja ëndërronte të shkonte në shkollë, me kalimin e ditëve kjo po i dukej si një ëndërr e largërt pasi prej kohësh ajo ishte shkëputur nga shkolla bashkë me të motrën sepse familja e saj për shkak të kushteve të vështira ekonomike nuk kishte mundësi t’ju siguronte mjetet e nevojshme që iu duheshin për të ndjekur shkollën.
Sara dhe e motra janë pjesë e programit të “Letërkëmbimit” në World Vision dhe familja e tyre ka marrë mbështetjen tonë në rast nevoje.
Së bashku, ndihmuam që ëndrra e Sarës për t’u rikthyer në shkollë të bëhëj realitet duke i dhuruar mjetet e nevojshme që ajo të riniste sërisht shkollën si bashkëmoshatarët e saj.
“Unë u gezova shumë që ju më dhatë çantën, fletoret dhe mjetet për të filluar prap shkollën. Çdo natë qaja sepse nuk kisha asgjë për të shkuar në shkollë. Babi me thoshte se nuk kemi para as për libra as për ushqime,”- kështu na tregon Sara e cila në sy ka lot gëzimi dhe shprese.
Në shtëpinë e Sarës jetojnë 5 anëtarë: babai, mamaja e cila është shtatzënë, motra dhe vëllai. Ata i përkasin komunitetit egjiptian dhe kanë problemet të shumta, kryesisht probleme ekonomike për të siguruar të ardhura për nevojat e familjes. I ati, Salvadori përpara periudhës së izolimit prej pandemisë Covid-19 punonte me ditë në ndërtim ose ngarkim shkarkim ku të gjente ndonjë mundësi pune, ndërsa e ëma ishte e punësuar në Bashki në sektorin e mirëmbatjeses së rrugëve por për shkak të pamundësisë fizike, ajo është e papunë dhe qëndron në shtëpi në pritje për të sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt.
Familja jeton në një aparatament të vogël me dy dhoma dhe me kushtet minimale të jetesës. Diku në një cep të sallonit ku rrinë të gjithë bashkë është frigoriferi që siç tregon e ëma Vahidja është kryesisht bosh me përjashtim të fillim muajit kur marrin ndihmën ekonomike apo kur mbështeten nga ne me paketa ushqimore.
Kanë shumë pak orendi, kryesisht të dhuruara nga të afërmit dhe një sobë me dru ku mblidhen sëbashku me fëmijët për të kaluar ditët e ftohta të dimrit.
Aty rreth sobës rrinin gjithë kohës edhe në periudhën e izolimit prej pandemisë por vajzat ishin të mërzitura sepse për një periudhë kohore nuk i ndiqnin dot mësimet online. Së fundmi, tezja e tyre iu siguroji një telefon me internet.
“Ne kishim vetëm telefonin e babit. Aty nuk kishte internet. Gjatë kohës që u mbyllëm në shtëpi, ne nuk kishim mundësi t’i ndiqnin mësimet online. Dhe me vonë kur arritëm të takojmë nga pak shoqet në lagje ata flisnin për ushtrimet e matematikes që ndiqnin online ndërsa ne kishim mbetur mbrapa, nuk dinim asgjë. Tani që rrimë në shtëpi dhe shkollat janë mbyllur, tezja na ka dhënë një telefon që ka internet dhe flasim me mesazhe me mësuesen për detyrat që kemi”- tregon Sara.
World Vision i pajisi të dy vajzat me mjetet mësimore duke bërë të mundur rikthimin e tyre në shkollë. Për të lehtësuar sadopak barrën e rëndë ekonomike të familjes ne ofruam mbështetje me paketa ushqimore në muajt Maj 2019 dhe Dhjetor 2020. Familja e tyre është bërë pjesë së fundmi edhe e aktiviteteve dhe trajnimeve të ndryshme në grup ku kanë marrë këshilla për rritjen e një familje të shëndetshme.
“Jemi të lumtura që jemi rikthyer në shkollë, i kemi premtuar mësueses që nuk do të mungojmë asnjë ditë,”- kështu e mbyll rrëfimin e saj shpresëplotë Sara, vogëlushja që ëndërron të mbaroj shkollën dhe të bëhet e zonja e vetes që në të ardhmen të ndihmoj edhe familjen e saj.
Ne punojmë në mbi
220
komunitete
10
zona të Shqipërisë
25
Bashki
50,000
fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.
Ne punojmë në
4
Komuna
14
Komunitete