Armela nga Kurbini: Për mua të qënurit vullnetare, një ‘boomerang pozitiv’

You are here

  • 08-12-20 |

Armela nga Kurbini: Për mua të qënurit vullnetare, një ‘boomerang pozitiv’

Unë quhem Armela,

Jam 17 vjeçe dhe jam në vitin e fundit të arsimit parauniversitar. Pasionet e mia janë të shumta  sidomos shkrimi, komunikimi, mediat, mediat vizive etj.

I kam dhënë një fokus dhe dedikim të plotë shkollës, por paralelisht kam arritur të ndjek edhe programet shkollore dhe angazhimet sociale. E gjithmonë kam pasur mbështetjen e pashkushtëzuar familjare.

Që e vogël jam bërë pjesë e programit të Letërkëmbimit në World Vision Albania dhe me angazhimin në grupin e të rinjve në Kurbin, kam arritur të formohem më shumë nga viti në vit duke arritur të bëhem “Junior Lider” e grupit. Ndërkohë nga nisma në nismë jam bërë më e qartë se çfarë dua e çfarë kërkoj nga e ardhmja. E ndoshta kjo mund të ketë ardhur si rrjedhojë e dëshirës se vrullshme e të pandalshme që të jem ndihmë për këdo në nevojë.

Sa herë kam mundur jam bërë pjesë e nismave e aktiviteteve në shkollë dhe me World Vision.
Vullnetarizmin e kam parë gjithmonë si një dëshirë dhe asnjëherë si detyrë. Nga të gjitha llojet e eksperiencave vullnetare kam marrë shumë fryte e shumë të mira, të cilat më kanë dhënë forcë të eci përpara në shumë aspekte të jetës. Të qenurit vullnetare për mua ka qenë dhe vazhdon të jetë një ‘boomerang pozitiv’. Një fillim i mbarë për mua është gjysma e punës. Nga çdo angazhim, më së shumti tek unë ka lënë gjurmë mbështetja për fëmijët e familjet më në nevojë pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Shumë familje të rëna moralisht, pa strehë dhe pa të ardhura, endeshin dhe kërkonin ndihma bazike e minimale strehimi.

Thellë tek unë u ringjall ndjenja e humanizmit. E në fund të fundit janë këto aktivitete altruiste ku njeriu nuk kërkon të mira materiale, por të mira shpirtërore. Vullnetarizmin dikush e sheh sfidë personale, dikush e sheh si aventurë e dikush tjetër si kontribut. Le të gëzohemi me vepra që të lartesojnë shpirtin e jo xhepin.

Asnjëherë nuk është vonë të vullnetarizosh, pse të mos marrim ne iniciativën për të bërë diçka për dikë? Pse nuk ndihmon edhe ti dikë që ka nevojë për ty?

Me dashuri,

Armela

 

Tungjatjeta.al

 
Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni