Kostandini nga Elbasani "mbron" fëmijët, ja nismat e tij me grupin e të rinjve

You are here

  • 17-09-20 |

Kostandini nga Elbasani "mbron" fëmijët, ja nismat e tij me grupin e të rinjve

“Dëgjoja shpesh në ambientin përreth që njerëzit ofendonin njëri tjetrin, mes tyre edhe fëmijët. Më bënte shumë përshtypje dhe s’doja të rrija duarkryq prandaj i mbusha mendjen një grupi shokësh mes tyre edhe bullues, edhe të bulluar dhe filluam të mblidheshim për të parë filma interesant, por edhe edukues njëkohësisht, apo minidramat mes fëmijëve...Mendova se nëse kalonim më shumë kohë me njëri- tjetrin mund të shmangnim si fjalorin vulgar, ashtu edhe veprimet ofenduese,”- thotë shpresëplotë Kostandini.

16 vjeçari shpesh njihet në komunitet për nismat që ndërmerr e po ashtu edhe për aftësitë drejtuese në grup. Nisma më e fundit e tij me grupin e të rinjve “Impact” ka qenë po aq sfiduese sa edhe periudha në të cilën është zbatuar. Gjatë fillimit të pandemisë COVID-19 dhe qendrimit të detyruar në shtëpi për të minimizuar riskun e infektimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, ai ka orientuar grupin sesi mund të identifikojnë dhe raportojnë rastet e dhunës ndaj fëmijëve në komunitet, veçanërisht në situatë emergjence.

 “Ndarja në rrjtetet sociale e informacioneve informuese dhe ndërgjegjësuese rreth: si të mbrohemi nga COVID-19, si mund të kërkojmë ndihmë në rast infektimi, si të raportojmë një rast dhune, një rast korrupsioni, etj ishte sadopak kontributi i imi personal. Gjatë kësaj periudhe kemi bërë diskutime online mbi rëndësinë e angazhimit komunitar dhe kemi referuar pranë Njësisë së Mbrojtjes se Fëmijëve disa raste të familjeve më në nevojë,”- thotë Kosta. 

Gjithashtu, gjatë periudhës së pandemisë ai ka identifikuar 7 familje në nevojë të cilat u gjendën përballë vështirësive për të plotësuar nevojat bazë, pasi kursimet nuk iu kishin mjaftuar për më shumë se disa ditë. Të ardhurat kryesore të familjeve ishin nga emigracioni, apo shitja e produkteve bujqesore ndaj në atë periudhë që gjithçka ishte e mbyllur, ata nuk siguronin dot më të ardhurat e tyre mujore, si dhe të plotësonin nevojat e fëmijëve. Kosta dhe të tjerë të rinj referuan rastet dhe familjet u ndihmuan me paketa ushqimore dhe higjienike.

Por angazhimi i Kostës në ndihmë të komunitetit ka filluar që përpara 4 vitesh, në 2016-ën kur ai u përfshi në grupet e mbrojtes së fëmijëve dhe sëbashku me shokët e tij kanë orientuar dhe bashkëmoshatarët për të njohur të drejtat e fëmijëve, institucionet qeveritare dhe jo qeveritare që janë përgjegjëse për zbatimin dhe respektimin e këtyre të drejtave, me mekanizmin e referimit dhe të raportimit. 

Në fillimet e mia mbaj mend që në takimet tona kënaqesha jo vetëm që flisnim për mbrojtjen, të drejtat, rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve, por mësonim dhe si të përballeshim më situata të ndryshme, si të kërkonim të drejtën tonë, si të raportonim konkretisht një rast dhune. Ndihesha si pjesëtar i një familje të madhe, –shprehet ai.

Së fundmi, ai bashkë më grupin dhe në bashkëpunim më mësuesen e tyre kanë ndërrmarë nismën për të luftuar bullizmin dhe sjelljet jo të mira në shkollë dhe komunitet, duke i orientuar të rinjtë drejt librit dhe mundësive të tjera .

“Ndihem mirë kur shikoj të rinj kaq aktiv, të motivuar dhe me energji për të bërë ndryshime në shkollë apo komunitet. Falë punës suaj si World Vison dhe punës sonë si mësues mendoj që si Kosta mund te kemi të rinj të tjerë me  kurajo dhe optimizëm për të ndikuar dhe për të ndryshuar  fenomene shqetësuese të shoqërisë,”-shprehet Kriselda, mësuesja e Kostandinit.

 

 

 

 

 

 

Tungjatjeta.al

 
Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni