Familja e Sarës

You are here

  • 02-02-21 |

Familja e Sarës

Sara është një nga nxënëset e dalluara të klasës. Ajo nuk ka munguar asnjë ditë në shkollë pavarësisht vështirësive me të cilat përballet shpesh familja e saj. Pandemia e ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen ekonomike në familjen e saj sepse i ati, Aleksandri nuk po gjen dot ende një punë të qëndrueshme. Shtëpia e saj në fshat ishte shumë e vjetër , e rrënuar dhe e  pabanueshme prandaj Sara me familjen e saj prej 2 vitesh jeton në një shtëpi me qera në Laç.

Edhe pse në shtëpinë e saj në fshat ajo nuk kishte dhomën e saj, vogëlushes i mungojnë momentet e bukura duke luajtur në oborr me të vëllanë, Seldin.

“Djali është i sëmurë dhe Sara kujdeset shumë për të vëllain. Ajo gjithë kohën e lirë përveç pjesës kur merret me mësimet e kalon duke luajtur me të në mënyrë që ai të mos mërzitet,”- tregon mamaja e Sarës, Elsona.

I ati i dy fëmijëve përpiqet të punojë ku të mundet për të siguruar ilaçet për djalin e vogël dhe të heqë disa shpenzime për nevojat bazike të familjes. Për dy prindërit e rinj nuk ka qenë e lehtë teksa shihnin përkushtimin e së bijës për të arritur rezultate sa më të mira në shkollë, ndërkohë që e vogla ankohej për dhimbjet e kokës për shkak të mungesës së një palë syzeve optike që ata nuk kishin mundësi t’ia siguronin.

Syzet që unë kisha nuk mbahen mend prej sa kohësh i mbaja. Kohët e fundit ishin dëmtuar shumë dhe ishin pothuajse jashtë funksionit, e jo vetëm nuk po më shërbenin më, por më jepnin shumë dhimbje koke. Familja ime nuk po m’i siguronte dot sepse mami nuk punon. Ajo kujdeset për gjyshen që është e verbër dhe vëllain e vogël, ndërsa babi punon me ditë, sepse nuk ka një punë të qëndrueshme. Po të mos kisha syzet që World Vision më siguroi, unë nuk do të kisha këto rezultate në shkollë, dhe dhimbja e kokës do të vazhdonte,”- vazhdon rrëfimin e saj Sara.

Në të ardhmen ajo dëshiron të bëhet mësuese pasi i pëlqen shumë të merret me fëmijët dhe dëshiron të luftojë që ata të jenë të lumtur e të gëzuar.  Gjithashtu, Sara është aktive dhe përpiqet të mësojë sa më shumë në aktivitetet që World Vision Albania organizon në shkollën e saj. Por, kohët e fundit ajo dhe shoqet e saj po e vuajnë shumë mungesën e aktiviteteve të mëdha në shkollën e tyre pasi për shkak të pandemisë nuk po zhvillohen, vetëm në raste të veçanta dhe me grupe të vogla duke u kujdesur të ruhet protokolli i masave të sigurisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit mes tyre. 

Kam mësuar si të komunikoj më mirë, ku mund të kërkoj të drejtat e mia, e shumë të tjera dhe jam e trishtuar, që prej pandemisë po takohemi më rrallë, dhe kontaktet po i mbajmë kryesisht në mënyrë virtuale,”- shprehet vogëlushja.

Përveç mësimeve dhe aktiviteteve me bashkëmoshatarët e saj, ajo gjithmonë gjen kohë të jetë ndihmë për familjen dhe të vëllain. Ajo shpreson që në të ardhmen jo vetëm të përmirësohen kushtet në familjen e saj, por edhe të jenë ndihmë për të tjerët si ata. 

 “Unë do të vazhdoj të jem pjesë e të gjitha aktiviteteve që ju zhvilloni sepse, kur të rritem edhe unë dua të ndihmoj të tjerët ashtu siç familja ime dhe shumë familje të tjera po ndihmohen nga World Vision në këto kohë të vështira për të gjithë,”-mbyll rrëfimin e saj Sara.

World Vision në kuadër të programit të Letërkëmbimit i ka mundësuar Sarës një palë syze të reja ndërsa familja e saj është ndihmuar me paketa ushqimore në kuadër të emergjencës prej pandemisë Covid-19 me qëllim rimëkëmbjen e familjeve në nevojë në zonën e Kurbinit.

 

 

Tungjatjeta.al

 
Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni