Ditari i mësueses ndihmëse në Hapësirën Zhvillimore, Kamëz

You are here

  • 05-03-21 |

Ditari i mësueses ndihmëse në Hapësirën Zhvillimore, Kamëz

Aty ka dritë, ka ngjyra, ka buzëqeshje. Larmi lodrash dhe fëmijë që sillen të lumtur rreth tyre.

Kjo është Hapësira Zhvillimore për fëmijët në shkollën Halit Coka në Bathore, Kamëz. E hapur prej dy vitesh ky ambient ofron më shumë mundësi zhvillimi për fëmijë dhe më shumë shpresë për prindër të lumtur.

Teksa afrohemi dhe trokasim në derën e saj, të pret krahëhapur Dëfrimja, mësuesja ndihmëse e shumë prej fëmijëve që frekuentojnë këtë ambient sa argëtues aq edhe edukues.

Kjo hapësirë na ofron shërbime që klasa normale nuk na i ofron dot. Mjetet hapësirës për mua si mësuese ndihmëse, janë A-ja e punës sime. Ato e bëjnë më të lehtë punën tonë më fëmijët duke kombinuar lojën me aktivitetin e përgatitur,”- shprehet mësuese Dëfrimja.

Aty mësojmë se hapësira ofron kërcimin në trampolinë i cili i ndihmon më shumë fëmijët të mësojnë numërimin, qetësi që iu vjen në ndihmë fëmijëve për të rritur përqëndrimin dhe lojëra të ndryshme kreative, gjë që e diferencon atë nga ambjentet e tjera që fëmijët mund të kenë në shkollë apo në lagje.

Mësuesit e dedikuar ndaj fëmijëve në hapësirë na tregojnë se mësimdhënia aty është një proces sa i bukur aq edhe i vështirë pasi në klasë ka dhe nxënës me aftësi të veçanta dhe duhet më shumë punë, durim dhe përqëndrim në mënyrë të fëmijët të kenë progres në zhvillimin e tyre.

Në hapësirë ka fëmijë me çrregullime të spektrit të autizimit, crregullime të vëmendjes, hiperaktivitetit, sindromës down dhe secili prej tyre ka specifikat e veta.

Rastet janë të ndryshme e asnjë nuk i ngjan njëri tjetrit. Për këta fëmijë kjo hapësirë ka qenë një portë hyrëse në botën e tyre, ku çdo ditë kemi parë përmirësime në sjelljet e tyre.”- shton Dëfrimja teksa rrëfen disa nga rastet të cilat kanë lënë gjurmë tek ajo.

Ajo na tregon se fëmijët me aftësi të kufizuar jo rrallëherë përjetojnë ankth, shqetësimi në vetvete për të njohur çfarë ofron ambienti përreth, por edhe planifikimi i mirë i kohës në hapësirë si përmes progamit të posaçëm për të aktivizuar këta fëmijë, sipas saj kanë bërë që ajo të shërbejë si një portë hyrëse në botën këtyre fëmijëve dhe çdo ditë shihet dukshëm përmirësimi…

Disa fletë nga ditari i mësuese Dëfrimes

Dhjetor 2019

Ishte dhjetori i vitit 2019 dhe jashtë ishte kohë me shi dhe bubullima. Në klasë, në mesin e shumë fëmijëve të binte në sy një prej tyre. Ishte shumë i dashur me të gjithë, por më vonë mësova se ishte diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik.

Sjellja e tij filloi të ndryshonte papritur. Nuk përqëndrohej në mësim, gjendja e tij emocionale po rëndohej, filloi të bërtiste…Unë e mora me qetësi dhe e kalova në ambientin e hapësirës  zhvillimore ndërkohë që njoftova mësuesen e tij kujdestare të lajmëronte prindin. Rezultoi që në momentin që e telefonuam të atin, ai ishte rrugës  pasi e dinte që në ditë të ngarkuara nga moti fëmija i tyre nuk do të ishte i qetë. Djali kishte frikë dhe strukej në krahët e mi, e përqafoja e përkedhelja dhe i thoja që do të kalojë dita me shi dhe shumë shpejt dielli do të lind sërish.

Në një moment iu afrova portës dhe laga duart e mia në shi, e ftova dhe atë të  provojë se shiu nuk të bën këq. Nxorri dorën, e lagu dhe e fshiu shpejt, por sikur u qetësua pak dhe bashkë me të edhe unë. Ra dera, ishte motra e tij që ai e donte dhe i besonte aq shumë. Shiu pushoi dhe ata u larguan. U lehtësova dhe mendova se sa mirë që shkolla ka mësues ndihmës dhe një hapësirë zhvillimore aq të ngrohtë që shkrin edhe akujt brenda shpirtit të çdo fëmije.

Shtator 2020

Këtë vit të ri shkollor kemi një nxënës që është në klasën e parë dhe ka një sërë vështirësish që e pengojnë atë në marrëdhënie me bashkëmoshatarët. Ai vjen në shkollë  me dështirë, por ka raste që është i shqetësuar. Ky shqetësim mund të vijë nga mungesa e komunikimit. Ai nuk flet, nuk mban dot mirë lapsin, nuk lëviz dot dhe këto vështirësi ndikojnë në mirëqënien e tij emocionale prandaj shpesh shfaq shqetësime që mund të çojnë deri në agresivitet. Si çdo fillim me nxënësin patëm vështirësi por dita -ditës me ndihmën edhe të prindërve ai filloi të përshtatej. Hapësira Zhvillimore më ndihmoi të shoh tek ai pikat e forta dhe të dobëta. Vështirësitë ishin të mëdha. Përpjekjet u fokusuan në tre fushat kryesore: komunikim, zhvillimin motorik dhe  përqëndrim. Sot ai mban më mirë lapsin, gris letra, gjë që më parë nuk mund ta bënte. Ndihet më i qetë dhe shpirti i tij i brishtë është më pak i trazuar dhe qetësohet me muzikën e ëmbël që ai pëlqen, muzikën klasike. Koha e përqëndrimit ka ndryshuar pak dhe jam e lumtur që po shohim përmirësim tek ai.

Shtator 2020

Fillim viti shkollor. Ishte dita e dytë e shkollës, po kthehesha për në Hapësirën Zhvillimore dhe shoh jashtë derës së klasës së parë një djalë të vogël që qante e nuk pranonte të futej në klasë. Lajmërova mësuesen kujdestare dhe ajo e solli tek Hapësira. Ai u qetësua pak pasi filloi të luante në trampolinë, të vizatonte e të bënte lojëra formuese.

Nuk kaloi shumë dhe u kthye në klasë duke buzeqeshur, frika u zhduk... A nuk është kjo një mrekulli që ka bërë World Vision për nxënësit tanë?

Këto janë vetëm disa nga rastet që kanë zënë vend në kujtimet e bukura të mësuese Defrimes, mësueses së palodhur që kujdeset çdo ditë për fëmijët jo vetëm në klasë por dhe në Hapësirën Zhvillimore.

Këto janë vetëm disa nga momentet e shumta që mësuese Dëfrimja rrëfen për ne teksa tregon se rastet janë të shumta…

Fëmijët janë si fluturat, ato flturojnë lart dhe secila bën më të mirën. Përse t’i krahasojmë ato me njëra- tjetrën, secila është e veçantë, secila ështe e bukur...”- kështu e mbyll rrëfimin e saj Defrimja, mësuesja e 12 fëmijëve që prej 2 vitesh përkushtohet në Hapësirën Zhvillimore që World Vision ka krijuar si një mundësi për fëmijët kryesisht për ata me aftësi të veçanta.

Tungjatjeta.al

 
Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni