Antea, vogëlushja që gjeti veten mes miqve në Hapësirën Zhvillimore

You are here

  • 05-05-22 |

Antea, vogëlushja që gjeti veten mes miqve në Hapësirën Zhvillimore

 “Kur mora vesh që vajza ime ishte me sindromën down për një çast mendova se e gjithë bota u shemb përpara syve të mi. Por sot mund të them me plot bindje e siguri që jam nëna më e lumtur në botë dhe jam me fat që Zoti ka zgjedhur të më bekojë me një ëngjëll si Antea,”- kështu e nis rrëfimin e saj Luljeta, nëna e Anteas, vogëlushes 11 vjeçare që mëson tek Hapësira Zhvillimore në Kamëz.

Kur Luljeta ishte shtatzënë në pritje të Anteas, fëmijës së saj të parë, ajo nuk ishte vetëm e gëzuar se do të sillte në jetë një fëmijë, por dhe e paduruar të shihte se çfarë fëmije do të ishte ajo. Në fakt, ashtu ndodhi , ardhja në jetë e Anteas e lumturoj shumë Luljetën, pavarësisht se më pas asaj iu desh të përballej me një situatë të papritur që as e kishte menduar më parë.

Vogëlushja e saj pas lindjes u diagnostikua me sindromën down. Sot, teksa Luljeta kthehet pas në kohë, në kujtimet e asaj dite na tregon se kur e mori vesh, për momentin bota iu shemb përpara syve, mendonte vetëm sesi do të jetonte vajza e saj me një sëmundje për të cilën ajo nuk dinte asgjë.

Në fillim ishte shumë e vështirë që ta pranonim të gjithë, familjarisht, pasi ishte një sëmundje për të cilën ne nuk kishim asnjë informacion, nuk dinim asgjë, çfarë duhet të bëja, si duhet të sillesha, nga duhet të filloja, si do ndikonte në jetën tonë, këto dhe qindra pyetje të tjera më silleshin në mendje dhe nuk isha e qetë për vazhdimësinë, “- vijon të na tregoj  Luljeta.

Por ditët kalonin, e vogla po rritej dhe prindërit filluan të përshtaten me të, megjithatë shqetësimi i tyre për t’i plotësuar asaj të gjitha nevojat që kishte sa vinte dhe shtohej. Kështu kur erdhi koha që Antea të fillonte shkollën prindërit e tyre u gëzuan shumë kur mësuan se në shkollën e vajzës së tyre ishte dhe një Hapësirë Zhvillimore ku ndër të tjera do t’ju shërbente fëmijëve me aftësi të kufizuar si Antea.

Filluam të mësoheshim me faktin se fëmija jonë kishte nevojë për me tepër përkujdesje se fëmijët e tjerë. Fillova të lexoja, të kërkoja infomacion nga ccdo burim informacioni i mundshëm që ti plotësoja kërkesat vajzës sime.  Kur Antea  u rrit dhe shkoj në shkolle, u lumturova shumë kur mësova për ekzistencën e Hapësirës Zhvillimore dhe mësuesve ndihmës në shkollë, në një ambient dedikuar pikërisht fëmijëve me aftësi të kufizuar. Aty kuptova që nuk jam vetëm dhe gjeta një shpatull ku të mbështetem dhe të kërkoj informacion për ccdo pyetje që mund të kisha.” - shprehet Luljeta.

Antea frekuenton çdo ditë shkollën dhe Hapësirën Zhvillimore. Asaj i pëlqen shumë të kërcejë dhe adhuron aktivitetet që e bëjnë atë të mendojë dhe veprojë më shumë. Ndryshe nga fillimi, sot asaj i pëlqen shumë të kaloj kohë duke luajtur me shoqet e saj në Hapësirën dedikuar atyre.

 “Në fillim për Antean ishte shumë e vështirë që të përshtatej dhe ta frekuentonte këtë ambjent të ri për të. Madje mbaj mend që herën e parë e kam shoqëruar edhe une pasi ishte një ambient i ri dhe i panjohur për të, dhe sigurisht që kishte sfida të medha. Por me këmbënguljen tim, këmbënguljen e mësuesve ndihmës në shkollë arritëm që ta bënim Antean ta pëlqente hapësirën dhe të kalonte një kohë shumë të mirë aty.”- tregon Luljeta teksa shoqëron e gëzuar vajzën për në shkollë.

Fakti që vogëlushja është me sindromën down nuk e pengon as atë dhe as nënën e saj të bëjnë një jetë aktive dhe shumë sociale.Të dyja së bashku ishin së fundmi pjesë e një aktiviteti informues dhe ndërgjegjësues mbi tematikën “Ndikimi i sportit në shëndetin mendor” e cila ka ndikuar pozitivisht në sjelljen e Anteas në shoqëri.

Diagnoza që Antea ka, mendoja se do më penalizonte jo vetëm gocën por edhe mua e familjen për të ndjekur dhe për të bërë një jetë aktive dhe sociale si më parë. Dhe kjo frikë ndonjëherë bëhej shumë stresuese por falë përmiresimit në sjellje, në të folur, në qëndrim dhe falë punës së madhe që po bëjmë çdo ditë me të kemi arritur që ne tashme të bëjmë çdo gjë të ecë mbarë”-shprehet mami i Anteas.

Antea është sot një nga 47 fëmijët me aftësi të kufizuar që frekuentojnë Hapësirat Zhvillimore në zonën e Kamzës dhe Bregut te Lumit.

Sipas mësuesve ndihmës e vogla ka përmirësim të dukshëm në sjellje, të folur dhe veprime me bashkmoshatarët e saj dhe kjo falë mësimeve që ka marrë në formë lojërash në Hapësirën Zhvillimore. Për nënën e saj, përfshirja e Antëas aty është një ndihmë e madhe, rezultatet e së cilës po i sheh çdo ditë.

Antea kalon ditët e saj të lumtura me shokët e shoqet në Hapësirë. Ajo vjen me dëshirë çdo ditë. Tani ajo nuk ka më nevojë që unë të rri me të. Fakti që ka përreth të gjitha lodrat e referuara nga të cilat mëson çdo ditë diçka të re është si një dhuratë për ne, gjëja me e mirë që na ka ndodhur me vajzën deri më sot,”- kështu e mbyll e lumtur rrëfimin e saj Luljeta, mamaja e Anteas.

 

 

 

Tungjatjeta.al

 
Ardiani
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Selma
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Gabriela
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Juliani
Librazhd

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni