Loris dhe të rinjtë e grupit “Impact” Lezhë, kontribues me vlerë në komunitetin e tyre

You are here

  • 20-01-21 |

Loris dhe të rinjtë e grupit “Impact” Lezhë, kontribues me vlerë në komunitetin e tyre

Rrugëtimi i Lorisit si pjesë e grupit të të rinjve IMPACT në Lezhë nisi 3 vite më parë. Nga muaji në muaj, së bashku ata kanë ndërmarrë nisma të ndryshme, por ndërsa shpreh qëllimet e së ardhmes, 14 vjeçari tregon edhe për angazhimin e komunitetit dhe bashkëmoshatarëve të tij për të ndihmuar gjatë emergjencave fëmijët dhe familjet më në nevojë të komunitetit të tij.

Së bashku me pjesën tjetër të grupit të të rinjve, pas tërmetit, në nëntor të 2019-ës ata u përpoqën të sensibilizonin të gjithë nxënësit që të grumbullonin të mira materiale për fëmijët dhe familjet që u prekën nga tërmeti. Të rinjtë arritën të mbështesnin 50 familje me pako ushqimore dhe shpërndanë 100 pako me rroba si: veshmbathje për të rritur dhe për fëmijë, batanije dhe çarçafë. Edhe pse në një situatë aspak të zakontë, ata menduan edhe për fëmijët e këtyre familjeve dhe me sa mundën mblodhën dhe shpërndanë lodra dhuratë.

Megjithatë nismat e tyre në ndihmë të komunitetit nuk u ndalen aty. Loris na tregon se një sfidë e dytë për ta si të rinj ishte izolimi prej pandemisë COVID-19. Ai thotë se shumë familje u përballën me situata të papritura dhe në vështirësi të mëdha ekonomike dhe ndjente se duhej të bënte diçka për t’i ndihmuar.

Për këtë, në muajin dhjetor, në datë 20 dhjetor e cila njihet si Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor grupi i të rinjve “Impact” nga Lezha u angazhuan të përfshijnë të tjerë të rinj që të kishin mundësi të dhuronin ushqime për familjet në nevojë.

Pas dhurimit vullnetar dhe numërimit të kontributeve të mbledhura në përfundim arritëm të sigurojmë një sasi e madhe me ushqime dhe artikuj të ndryshëm dhe zgjodhëm që t’i shpërndajmë tek disa fëmijë, pjesë të familjeve të komunitetit rom,”- tregon Lorisi.

Përveç rasteve të emergjencave, Loris na tregon se grupi i tij  numëron disa nisma të tjera të frytshme ndër vite si projekti: “Arti i të folurit në publik” i organizuar nga World Vision Albania me të gjitha shkollat në Tiranë, ku grupi i tyre është shpallur fitues në rang kombëtar në debatet për zgjidhjen e situatave që prekin komunitetitin e tyre.

Unë si një  i ri dua më të mirën për vendin ku jetoj dhe dëshira për t’u  bërë pjesë e integrimit në BE është shumë e madhe. Si anëtar i grupit “Impact” dua të tregoj potencialin tim ashtu si bashkëmoshatarët e mi, sepse qyteti dhe komuniteti ku bëj pjesë ka burime të jashtëzakonshme: natyrore, turistike, agri-kulturore dhe historike, dhe nëse i ofrohen gjeneratave të ardhshme, jo vetëm Lezha, por e gjithë Shqipëria do të jetë ajo që duam dhe ëndërrojmë,”- thotë Loris, 14 vjeçari nga grupi “Impact” i World Vision, në Lezhë.

 

 

 

Tungjatjeta.al

 
Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni