Një hap i sigurt për të ardhmen

You are here

  • 03-08-22 |

Një hap i sigurt për të ardhmen

Teknologjia, ose siç njihet ndryshe si revolucioni i katërt industrial, ka nisur ta transformojë rrënjësisht tregun kombëtar dhe botëror të punës. Ekspertët thonë se profesionet e reja do t’i përkasin kryesisht kësaj fushe, ndaj ky zhvillim rrit nevojën për specialistë edhe në Shqipëri. Redi nga Kamza duket se e ka kuptuar rëndësinë e ndryshimit që po ndodh.

Mundësia që iu krijua këtë verë për të marrë pjesë në Akademinë e Teknologjisë dhe Inovacionit “Code for Albania - Korça ICT Academy”, si dhe pasioni e kreativiteti i tij, e kanë nxitur 14 vjeçarin që ta shohë seriozisht të ardhmen e tij në fushën kodimit dhe programimit.

“Më pëlqejnë shumë teknologjia dhe inovacioni. Janë profesione që të krijojnë mundësi punësimi dhe do jenë të rëndësishme për shumë vite. Më përpara kam patur interes kryesisht tek editimi i fotove dhe videove, por këtu në kamp kam mësuar gjëra që nuk e dija se ekzistonin. Dua që të punoj në këtë fushë në të ardhmen,”- thekson adoleshenti, i cili angazhohet edhe me grupet IMPACT në Kamëz.

14-vjeçari bashkë me 109 të rinj të tjerë nga e gjithë Shqipëria u bë pjesë e një eksperience 2 javore të paharrueshme në Korçë, nën drejtimin e një grupi instruktorësh të huaj që punojnë në qendrat më të mëdha teknologjike në SHBA.

“Përveç mësimeve të marra rreth teknologjisë, kemi patur mundësi të përfshihemi edhe në aktivitete të tjera artistike dhe kulturore”, - vazhdon më tej Redi, teksa tregon për përvojën e tij.

Falë bashkëpunimit të World Vision Albania me bashkinë Korçë dhe mbështetjes së partnerëve, Redi dhe të rinj nga e gjithë Shqipëria mësuan se si të programojnë në Python, React.js dhe Androit. Gjithashtu, ata u njohen edhe me projektimin me në qendër njeriun, ose siç njihet ndryshe “Human Centered Design”.

Kam një mesazh për të gjithë ata që do ta lexojnë intervistën time. Pavarësisht sa vjeç jeni, djem apo vajza, guxoni. Mos kini frikë të provoni të bëni gjëra të reja. Mos kini frikë të hidhni një hap drejt ëndrrave tuaja. Përfshihuni në projekte mbi teknologjinë, në sport apo kudo ku keni dëshirë. Mos qendroni në vend,"- shprehet Redi.

Code for Albania është një trajnim 3 vjeçar i strukturuar në kampe verore dhe leksione gjatë gjithë vitit. Me përfundimin e kampit dyjavor, Akademia e Inovacionit vijon përgjatë vitit me sesione mësimore online, me synim përgatitjen e të rinjve për tregun kombëtar dhe global të punës, si dhe angazhimin e tyre për zgjidhjen në mënyrë inovative të problematikave në komunitetet ku ata jetojnë.

Kurrikulat më të mira të kodimit dhe programimit, përvoja amerikane dhe kreativiteti i të rinjve shqiptarë janë garanci që shumë start-up-e të suksesshme do të krijohen nga kjo nismë.

Tungjatjeta.al

 
Emanueli
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Juliani
Librazhd
Leonora
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Sara
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni