Kur arrin atë që do

You are here

  • 09-12-20 |

Kur arrin atë që do

Pas kursit të parukerisë, mu desh të trokisja në çdo derë për të gjetur punë, por nuk ishte e lehtë, jam përballur më paragjykime, sfida të ndryshme por kam këmbëngulur shumë që të arrij këtu ku jam sot,”- kështu e nis rrëfimin e saj Bukurija, 22 vjeçarja nga Tirana.

Parukeria nuk ka qënë pasioni i saj më i madh, pasi kur ishte e vogël ajo kishte pasion gatimin dhe ëndërronte të bëhej guzhiniere. Ishte familja e saj që e nxiti të fillonte kursin e parukerisë. Motrat e saj më të mëdha donin që Bukuria të fitonte një zanat që të ishte e pavarur ekonomikisht, por edhe  të kishte të ardhura në baza ditore, gjë që sipas tyre do i lehtësonte jetën motrës së tyre.

Si çdo familje shqiptare kishim edhe ne problemet tona. Ne ishim një familje e madhe, katër motra dhe një vëlla dhe kishim vështirësi ekonomike. Babi dhe mami u divorcuan  e ndërsa mamasë i duhej të punonte dhe ne vajzat duhej të kujdeseshim për familjen. Ëndërroja kuzhinën dhe gatimi ishte pasioni im, por motrat më lanë të zgjidhja ose shkollën ose një zanat.Vendosa të shkoja në  kurs parukerie se me kuzhinën do ta kisha të vështirë që në të ardhmen të hapja diçka timen. Parukerinë mund ta hapësh edhe me pak gjëra,”- thotë Bukurija.

Me mbështetjen e familjes dhe forcën e madhe brenda vetes për të ecur përpara ajo filloi kursin e parukerisë, i cili dalëngadalë u kthye në pasionin dhe prioritetin e jetës së saj.

Çdo ditë shkoja me qejf në kurs. Shoqet më ftonin për kafe, por unë refuzoja sepse doja të mos shkëputesha asnjë ditë sepse mësoja gjëra të reja. Të mendosh që unë përpara kursit, kam qënë si tip çuni dhe madje as një laps të zi nuk vija mbi sy. Por aty  kuptova që po ndryshonte drejtimi i jetës sime. Duke u shoqëruar me vajza në sallon që e donin të bukurën, u dashurova me kujdesin ndaj bukurisë së femrës dhe filloi të më pëlqente puna çdo ditë e më shumë…”- thotë ajo.

Bukuria arriti të përmbyllë me sukses kursin 10 mujor të parukerisë madje qëndroi dhe dy muaj më shumë pasi bënte një punë të mirë për të cilën u vlerësua nga stafi. Gërshtat si ajo nuk i bënte askush! Pas kursit asaj iu desh të kërkonte një punë. Fillimisht nisi në një sallon parukerie si ndihmëse, ku punoi për rreth 1 vit e gjysëm dhe më pas u desh të shkëputej për shkak se zonja që kishte sallonin emigroi. Muajt që pasuan nuk ishin të lehtë...Çdo ditë rendte në dyert e parukerive në kërkim të një vendi pune.

Ajo ka qënë një periudhë e keqe, ndonjëherë njeriut i bie vetëvlerësimi. Mendoja pse s’më marrin në punë, pse më paragjykojnë, përse zgjedhin të tjerë dhe jo mua, por thellë brenda vetes thoja: Do t’já dal! Do të vij një ditë që do të më njohin për atë që jam dhe do të më pranojnë. Motrat dhe mami me jepnin kurajo për të mos u dorëzuar, ato kanë qënë mbështetja ime më e madhe. Kjo me shtonte forcën për të luftuar më tej,”- tregon Bukurija.

Pavarësisht kalvarit për gjetjen e një vendi të ri pune, një ditë trokiti në dyert e një salloni, ku gjeti jo vetëm një mundësi, por edhe një mike të mirë që e nxiti, e inkurajoi në çdo moment. Kjo miqësi ka lënë gjurmë të mëdha tek ajo…

Pas mështetjes së familjes dhe World Vision, ishte Valentina, zonja që së fundmi më hapi dyert, jo vetëm të sallonit, por dhe të shoqërisë. Ishte profesioniste, por mbi të gjitha humane dhe pa paragjykime për ngjyrën e lëkurës sime . Mësova shumë prej saj dhe aty kam fituar shumë eksperiencë, madje aty gjeta besimin dhe guximin se mund t’ia dal edhe vetë,”- tregon Bukuria.

Me besimin e madh tek vetja, tek familja, por dhe mbështetjen ndër vite të World Vision, Bukuria arriti të bëjë realitet një ndër dëshirat e saj më të mëdha, hapjen e një salloni parukerie. Çdo ditë ajo pret buzagaz klientet që i rrisin brenda vetes dëshirën për të bësuar se më në fund ajo ia ka dalë.

World Vision ka qënë gjithmonë pranë meje dhe tani që vendosa të hap sallonin tim, ata më dhanë krah, më ndihmuan me produktet që kisha nevojë, si dhe me paisjet për pjesën e thonjve. Do kem qënë 10 vjeçe kur kam marrë pjesë për herë të parë në organizimet e World Vision në komunitetin tim. Mbaj mend që me një grup të rinjsh bëmë kursin e fotografisë, kursin e internetit, e shumë e shumë njohuri për jetën...sa shumë gjëra kemi mësuar.... Trajtonim tema për familjet në nevojë, si t’i ndihmojmë ato, për mbi të gjitha për rëndësinë e shkollës dhe si ne mund të ecim përpara pavarësisht vështirësive që përballemi. Aty mësova se atë që do, gjithmonë mund ta arrish nëse beson dhe përkushtohesh. Në lagjen time tek “Bregu i Lumit”, World Vision është mbështetje e madhe për shumë fëmijë të vazhdojnë shkollën, pavarësisht vështirësive ekonomike të familjes,”- thotë me mirënjohje Bukuria.

Endet nëpër kujtime dhe i duken të largëta ditët kur iu desh të linte shkollën, në klasën e 7-të, për tu kujdesur për motrën më të vogël. Sot ajo jeton me mamin dhe motrën e vogël. Pjesëtarët e tjerë të familjes jetojnë jashtë Shqipërisë dhe kanë krijuar familjet e tyre. Pavarësisht kësaj ata kanë qënë një mbështetje e madhe për të në çdo hap që Bukuria ka hedhur deri më sot. Tani ajo mendon që zanatin t’ia përcjellë edhe motrës së  vogël të cilën e ka rritur vetë.  

Ëndrra ime nuk mbaron me hapjen e sallonit. Nga e ardhmja pres shumë...por duhet të punoj për t’ia dalë. Dua të kem stafin tim, të kem një parkueri më të madhe e të punësoj vajza dhe gra që nuk kanë mundësi të shkollohen apo që nuk kanë mundësi të paguajnë një kurs për të fituar një zanat. Unë mund t’jua ofroj këtë mundësi, siç dhe të tjerë ma ofruan mua në mënyrë që femrat të jenë të pavaruara dhe krah për familjet e tyre,”- me këtë mesazh e mbyll rrëfimin e saj Bukuria e cila të ardhmen e saj e sheh vetëm në Shqipëri pasi ëndrrat e saj sapo kanë filluar të realizohen...

Tungjatjeta.al

 
Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni