130 të rinj nga Shkodra dhe Ulqini gati për tregun e punës

You are here

130 të rinj nga Shkodra dhe Ulqini gati për tregun e punës

Duke u dhënë të rinjve aftësi të posaçme që i përgatisin për tregun e punës ata kanë më shumë mundësi të gjejnë një punë dhe të jenë të pavarur.

130 të rinj nga Shkodra dhe Ulqini janë pajisur me njohuri se si të integrohen në tregun e punës dhe të nisin sipërmarrje të vogla në fushën e turizmit, në kuadër të projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit”.

Përmes 20 trajnimeve, 50 praktikave pranë bizneseve lokale dhe shkëmbimit të eksperiencave, të rinjtë nga Shqipëria dhe Mali i Zi janë përgatitur të hartojnë plane biznesi dhe të eksplorojnë ide të reja biznesi për gjenerim të ardhurash. 13 idetë më të mira janë mbështetur financiarisht për të nisur një start up në fushën e turizmit, duke bërë kështu konkrete ëndrrën e këtyre të rinjve.

Për 2 vite, të rinjtë ndoqën cikle trajnimesh edukative mbi punësimin dhe sipërmarrjen sociale në sektorin e turizmit, realizuan praktikat e punës në bizneset lokale, si dhe ndoqën kurset profesionale në fushat e marketingut digjital, menaxhimit të biznesit apo shkrimit të projekteve.

Në eventin përmbyllës të projektit u ndanë disa prej historive të suksesit, ndërsa të rinjtë biseduan dhe shkëmbyen ide edhe me përfaqësuesit e organizatave dhe institucioneve shtetërore.

 “Rrugët e Zhvillimit të karrierës, përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit” është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit IPA II, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale (CFCU) e Malit të Zi dhe zbatohet nga World Vision Albania në partneritet me organizatën Horizonti i Ri, Institucioni Publik Shkolla e mesme e kombinuar “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin dhe shkollën “Hamdi Bushati” në Shkodër.

Tungjatjeta.al

 
Soni
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Irena
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Emiljano
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Sara
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: worldvisionalbania@wvi.org

empty

Na Ndiqni