Promovimi i serisë së libërthave psiko-edukues për fëmijë 4-13 vjeç: Trinka dhe Semi

You are here

  • 03-09-20 |

Promovimi i serisë së libërthave psiko-edukues për fëmijë 4-13 vjeç: Trinka dhe Semi

20 Gusht 2020 – U promovua sot seria e libërthave për fëmijë që synojnë jo vetëm mbështetjen psiko-emocionale, por edhe krijimin e reziliencës[1] tek grupmosha 4-13 vjeç, të cilëve iu dedikohen këto dy libra.  Aftësimi i brezit të ri për të përballuar situata emergjence siç ishin goditjet dhe pas goditjet e tërmeteve në muajt e fundit të 2019-ës, ashtu sikurse dhe pandemia COVID-19 janë thelbësore për lehtësimin e tronditjes psikologjike jo vetëm tek të vegjëit, por edhe për rimëkëmbjen e familjeve të tyre.

Dy publikimet, vijnë në partneritet mes Fondacionit Together Albania  dhe World Vision Albania në përgjigje të nevojave të fëmijëve dhe familjeve shqiptare ku shifrat e publikuara nga World Vision Albania në dy raportet e prodhura gjatë këtyre 2 situatave tregojnë se sipas prindërve:

  • 74% e fëmijëve ishin të frikësuar dhe të traumatizuar pas tërmetit në Nëntor 2019-ës, prandaj ata duhet të jenë në fokus të çdo mase të marrë nga të gjithë aktorët në çdo sektor[2];
  • 35% e të intervistuarve në raportin mbi mirëqënien e fëmijëve dhe familjeve në Shqipëri gjatë periudhës së COVID 19, pohojnë së po shfaqin nivele të larta ankthi dhe stresi.[3]

“Trinka dhe Semi - Dita kur toka u lëkund” dhe “Trinka dhe Semi mposhtin virusin e madh”, të përshtatur në gjuhën shqipe, janë një mjet shumë i mirë edhe për të forcuar marrëdhënien prind-fëmijë. Ndërsa kalojnë kohë së bashku duke iu lexuar fëmijëve, ata mund të flasin dhe të ndihmojnë më të vegjëlit të flasin rreth ndjesive që kanë përjetuar në periudhën pas termetit dhe po përjetojnë gjatë periudhës së pandemisë së Covid 19: frikës, izolim, ankthit, stresit dhe ndjesive të ndryshme që fëmijët përjetuan.

Tregimet e sapo publikuara nga Fondacioni Together Albania në kuadër të projektit “Le të flasim për tërmetin”, të mbështetur nga World Vision Albania shoqërohen me udhëzime të detajuara për prindërit dhe profesionistët e fushës siç janë mësuesit, psikologët apo punonjësit socialë të cilët luajnë një rol kyç  për të zvogëluar frikërat, për të krijuar siguri si dhe për të rikthyer qetësinë fëmijët.

 

Trinka dhe Semi janë dy personazhet kryesore, të cilët kalojnë situata të ngjashme me atë të shumë familjeve në Shqipëri. Dialogjet dhe mesazhet e personazheve do t’i ndihmojnë fëmijët jo vetëm të flasin për emocionet e tyre, por edhe do të gjejnë shumë pikë takime me personazhet. Përveç narracionit, librat janë konceptuar edhe për ngjyrosje, në këtë mënyrë fëmijët kanë një mundësi më shumë për t’u argëtuar.

Ju lutem gjeni bashkëlidhur versionin online të libërthave:

https://www.worldvision.al/trinka-dhe-semi-mposhtja-e-virusit-te-madh

https://www.worldvision.al/trinka-dhe-semi-dita-kur-toka-u-lekund

Tungjatjeta.al

 
Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni