Interneti si një mjet komunikimi dhe argëtimi mbart avantazhet dhe disavantazhet e tij. Sot interneti ofron një gamë të larmishme informacioni, ku ne mund të zgjedhim atë më të përshtatshëm për ta përdorur për nevojat tona.
Mundësia për t’u argëtuar online është e pakufizuar, larmishmëria e madhe e lojrave dhe programeve të ndryshme të argëtimit, bën që dita-ditës fëmijët dhe të rinjtë të jenë të afeksionuar pas navigimit online, por gjithashtu përdorimi i pakontrrolluar i internetit sjell dhe efekte negative.
Mbajta e fëmijëve të sigurt në internet vazhdon të mbetet një sfidë, ndër rreziqet që fëmijët përballlen janë vjedhja e identitetit online, ekspozimi ndaj ndikimeve të padëshirueshme, etj.
Është e rëndësishme t'u kujtojmë fëmijëve se çfarë informacioni është i sigurt për t’u ndarë internet në mënyrë që kjo t'i mbajë ata të sigurtë.
Interneti mund të jetë një vend i mrekullueshëm për fëmijët, një vend ku mund të lidhen me miqtë e tyre, të mbledhin informacion dhe të shijojnë përvojën online. Qëndrimi i sigurt gjatë online mund të jetë sfidues, por nuk është e pamundur.