Nga Marsela, Librazhd: “Një djalë pa gëzim!”

sad boy

Bëhet fjalë për një djalë në klasë të 7-të, 13 vjeç nga komuniteti rom, i cili është vuan nga bullizmi. Nxënës më të mëdhenj e ofendojnë për shkak të ngjyrës së lëkurë që ai ka. Ai djalë ka marrë shumë ofendime që nuk kanë të krahasuar.

 “Mundohem ta bëj të qeshë, por e kuptoj që e ka të vështirë ta fshehë dhimbjen”– thotë shoku i tij i bankës.

Kur djali u pyet se cili ofendim i është dukur më i rëndë, ai u përgjigj: “Kam marrë shumë ofendime, por ai që më ka lënduar më shumë ka qënë: “Mos e prek topin, se do e nxish!”.

Kur vjen në shkollë duket shumë i qetë, por pas pjesës së parë të mësimit ai sikur tensionohet shumë. Mendoj se e ofendojnë gjatë pushimit.”- thotë mësuesja e tij kujdestare.

Këto ngjarje e prekin aq shumë sa e kanë bërë të mos e ketë mendjen në mësim. E shoh se nxënësit mundohen ta ndihmojnë, por ai nuk rikuperon. Më vjen keq!”- shprehet mësuesja e tij e gjuhës.

“Nuk dua të jetoj më kështu…”- thotë djali.