Nga Lunida, Kurbin- Në mes të errësirës ka dritë

You are here

  • 07-07-20 |

Nga Lunida, Kurbin- Në mes të errësirës ka dritë

 

Ndodh që secili nga ne, shpesh herë të përballet me vështirësi, me sfida, sepse sfidë është vetë jeta. Ata të cilët mendojnë se kohët e mira zgjasin përgjithmonë, ose nuk e njohin jetën, ose mendimet e tyre nuk kanë pika takimi me kohën dhe realitetin. Të tillë njerëz e kanë të vështirë rezistencën ndaj vështirësive dhe si rrjedhojë, i nënshtrohen pengesës më të vogël pa u përpjekur dhe përballur me sfidën.

Ngritjet dhe ngjitjet e jetës gërshetohen me dështimet dhe sukseset, lumturitë dhe zhgënjimet. Jeta nuk është lëndinë trëndafilash, ndaj edhe gjembat e saj thumbojnë fort, por duhet në jetë të jesh i fortë. Mendimi për të qënë i fortë dhe për t`ia dalë mbanë gjithçkaje me guxim nuk do të ishte kurrë zgjidhje fitimtare. Pse? Eshtë aq e thjeshtë, por edhe e komplikuar. Njeriu do forcë, sigurisht, se dobësia e ligë edhe njeriun më të mirë. Guximi kurrë nuk ia ka dalë pa shpresën. Shpresa me frikë është dobësi. Frika vjen vetëm nga mendimet e frikshme të dështimit. Duke menduar, njeriu harron të shpresojë dhe kështu ndodh që nuk vjen ajo e bukura që pret jeta. Eshtë mungesa e shpresës që thyen shpirtin tonë më shumë se dhimbja.

Unë, adoleshentja e botës gri nuk mund të pres nga jeta të më servirë ëndrrat e mia. Jeta nuk ka asnjë detyrim të më japi atë që unë pres. Jeta ka servirjet e saj, e ato janë menu të ndryshme. Kurrë nuk e kisha menduar se në pranverën e bukur do të mbylleshim dhe me frikë do të qëndronim dhe me familjarët. Kurrsesi nuk imagjinoja që të qëndrosh larg njerëzve, t`i shohësh dhe të mos i takosh… Apo të mendoja se ka armik të tillë, që vret në këtë mënyrë si COVID -19.

Dhe sa e sa mistere ka jeta… I vetmi mendim që nuk mposht jeta është se cdo gjë e ka një fillim dhe një fund dhe fundi ka të mira dhe të këqija.. Të menduarit pozitivisht, besimi dhe shpresa janë trinomi i lumturisë së jetës, busullat orientuese të jetës sonë. 

Njeriu lind, jeton dhe vdes duke besuar. I vetmi burim energjie për jetën. Keni parë njerëz te dobët??! Ata besojnë pak dhe nuk e kanë këtë rreze drite brenda zemrës. Kur vyshken mendimet, besimi zbehet dhe mbetet shpresa. “Shpresa vdes e fundit!”- thonë. Ja pra, që njeriu duhet të jetë i fortë e të qëndrojë duke vepruar.

Unë jam e fortë! Guxoj! Shpesh kujtoj thënien e gjyshit: “Sado e fortë të jetë era, mali nuk lëkundet…”  Sado i fortë të jetë problemi apo i pamundur, unë nuk rrëzohem e as nuk dorëzohem.

Momentet që po kalojmë dhe situatat që sa vijnë e po vështirësohen më kujtojnë betejën. Unë jam një adoloshente e cila me forcën time dhe mundësitë quhem një ‘hiç’, por askush nuk mund ta marrë me mend se unë mund të ndyshoj botën me mendimet e mia, ja me një situatë të vështirë jete. Pavarësisht shkallës së vështirësisë së problemit  që ne po jetojmë dhe humbjet e kësaj beteje nga shumë njerëz, mendimi se nesër do të jetë më mirë, dëshira për të rindërtuar një ditë më të bukur, të gjitha këto hapin një faqe të re që kuron plagët e së shkuarës dhe ngjall shpresë për të jetuar lumturisht e për të realizuar këtë gjë bazohemi te shpresa dhe besimi. Kështu ngrihesh përsëri në këmbë dhe kap kohën e humbur. Dështimi në jetë vjen nga mungesa e besimit të fortë.

E kush do ta dëshironte jetën të tillë, pa punë, pa shkollë, njëzet e katër orë online, pa njerëz, pa asgjë të domosdoshme?! Kush do ta donte jetën të rrezikuar nga momenti në moment?! Askush…Askush… Çfarë mund të bëjmë?

Vetëm duke marrë pozitiven e ditës, të bukurën e castit, ta rrëmbejmë sot me shpresën dhe besimin që do ta gëzojmë nesër.

Koha sot na ka vënë një kusht: TE JETOJMË. E shkuara është ikje pa kthim…E nesërmja nuk duhet parë si e pamundur…Në libra kam lexuar se nuk duhet të strukem përballë të panjohurës apo vështirësisë. E më vjen në mendje thënia e Angele Martin…” Të jesh sypatrembur do të thotë të duash sikur nuk je lënduar kurrë më parë”. Të jesh sypatrembur do të thotë t`i kapësh mundësitë, kudo që janë, të çash rrugën përmes errësirës për të mbërritur te drita”.

 Besimi, shpresa dhe mendimi pozitiv janë ngjyrat, busullat, zëri i jetës që na thërret…Nesër agon dita…

Tungjatjeta.al

 
Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni