Aktori Nikola Shreli viziton për herë të parë fëmijën që sponsorizon

You are here

  • 23-12-15 |

Aktori Nikola Shreli viziton për herë të parë fëmijën që sponsorizon

“Ti ke një vend të veçantë në zemrën time”, - i tha Nikola Shreli Aurelit, 9 vjeç, nga zona e Bathores në Tiranë, të cilin e sponsorizon prej me shumë se 3 vjetësh.  Nikola është një aktor hollivudian dhe skenarist nga Detroit, Michigan, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Ai është djalë i dy emigrantëve shqiptarë. Kjo ishte hera e parë që ata u takuan. Edhe pse tepër i zënë, Nikola është përpjekur më shumë se 2 herë që të takonte Aurelin. Kur u takuan për herë të parë, Niku s’mund të ndalonte së përqafuari Aurelin. E përshëndeti bashkë me familjen në shqip, gjuhë të cilën Niku e kupton dhe e flet mirë.

Ai kaloi më shumë se 2 orë me Aurelin dhe familjen e tij.  Një gëzim i veçanë mbushi zemrat e të dyve. “Më duket si ëndërr. E njihja Aurelin vetëm nga fotot, por tani që e takova, mendoj vërtet që është një djalë shumë i bukur. Ai është i zgjuar dhe i ndjeshëm. Nga sytë e tij e kuptoj që është një fëmijë vërtet i veçantë,” thotë ai.

Të njëjtën ndjesi patën edhe Aureli me familjen. Ata mezi prisnin të takonin Nikun. “Kur ra telefoni dhe foli dikush nga  World Vision, dyshova se diçka po ndodhte. Dyshimi im ishte i drejtë”,- thotë Shqipja, mami i Aurelit. “Ata më thanë që ti do të vije në Shqipëri. Sapo i tregova djalit dhe dy vajzave të mia, Artemisës e Alketës, ata ndaluan së ngrëni nga emocionet. Nuk vunë gjumë në sy nga mendimi se të nesërmen do të të takonin”,- i tregon ajo Nikolës.

Niku bashkëpunon me World Vision që në vitin 2007. Fillimisht duke sponsorizuar një djalë nga Vlora, Luçianon, por ai emigroi në Greqi me famijen dhe ata i shkëputën marrëdhëniet. Por kjo nuk e ndaloi Nikun që të mbështesë fëmijët shqiptarë dhe t’i ndihmojë ata për të pasur një jetë më të mirë.  Kur e pyet përse zgjodhi Aurelin, ai përgjigjet: “Nuk ka gjë më të vlefshme se fëmijët. Doja të bëja dicka që të ndihmoja një fëmijë shqiptar dhe kështu lexova për gjendjen e fëmijëve në Shqipëri dhe bamirësitë që mund të bëhen aty. Pasi Luçiano iku, me shtysë të World Vision pashë në faqen e internetit disa foto të fëmijëve të tjerë dhe aty pashë një tjetër djalë të bukur. Ai i ngjante shumë babait tim kur ka qënë i ri. Kështu që vendosa menjëherë ta sponsorizojë, - tregon Niku duke parë nga Aureli me sytë plot gëzim. -Të bën të ndihesh mirë dhe do doja të bëja më shumë për të”.  

Niku është i martuar dhe babai i dy fëmijëve të vegjël. Ai ka një zemër të madhe për të ndihmuar fëmijët që të kenë një jetë më të sigurt. Ai beson fort se ndryshimi e mira fillojnë me fëmijët. “Nesë ndihmon një, pesë apo pesëmbëdhjetë fëmijë, qyteti do të jetë një vend më i mirë. Dhe këtë duhet ta bësh kur ata janë të rinj sepse nëse rriten mirë, atëherë vendi do të ecë”, - mendon ai.

Kur e pyes se cfarë vendi zë Aureli në jetën e Nikut, ai përgjigjet se mendon shumë për të. “Pyes veten cfarë është duke bërë. Ai është shumë i zgjuar dhe i rëndësishëm për mua”,- shton ai.

 

Tungjatjeta.al

 
Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Selma, 4 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Spinofibi ( deformime të shtyllës kurrizore).

Oligerta, 14 vjeçe
Librazhd

Ka zhvillim të vonuar. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Ka kaluar temperaturë të brendshme. Diagnozë e papërcaktuar.

Sara, 6 vjeçe
Librazhd

Sara vuan nga encefalopatia dhe epilepsia.

Arjani, 15 vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Emanueli, 4 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia dhe paraliza e gjymtyrëve të poshtme. Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndr

Leonora, 16 vjeçe
Librazhd

Vuan nga encefalopatia epileptogjene. Ka nevojë për seanca logopedie.

Gabriela, 15 vjeçe
Librazhd

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Arta, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Altin, 3 vjeç
Librazhd

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Klajdi, 11 vjeç
Librazhd

I diagnostifikuar me Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet e tij.

Soni, 11 vjeç
Librazhd

Jasmina, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Alesia, 9 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Emiljano, 2 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Librazhd

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Ana, 15 vjeçe
Librazhd

Diagnostikuar me epilepsi. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Donaldi, 10 vjeç
Librazhd

Marigleni, 9-vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Bruna, 7 vjeçe
Librazhd

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni