VOA – Tiranë: Protestë e heshtur kundër dhunimit të vajzave

Në Tiranë u zhvillua dje një protestë e heshtur në mbrojtje të vajzave të dhunuara. Protesta mori shkas nga dhunimi i një gjimnaziste në Kavajë, por protestueset thanë se ajo është vetëm një nga shumë raste të tjera. Pjesëmarrëset në tubim pohuan se shumë vajza të tjera janë të rrezikuara nga dhuna fizike e psikologjike dhe shumë prej tyre e fshehin dhunën nga frika e keqtrajtimit publik.

https://www.zeriamerikes.com/a/4780575.html