Vizion Plus – Dita e fëmijëve, Meta: Të parandalojmë në çdo formë shfrytëzimin e tyre

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Ai shprehet se kjo ditë na frymëzon që të bashkojmë përpjekejt për mbrojtjen e shëndetit, mirëqënies, arsimimit dhe respektimit të të drejtave të fëmijëve si dhe ka bërë thirrje për të parandaluar çdo formë dhune, abuzimi e shfrytëzimi të fëmijëve. Meta u ka bërë një ftesë qytetarëve që të dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë, por edhe për përkujdesjen e shëndetit të tyre.

https://www.vizionplus.tv/dita-e-femijeve-meta-te-parandalojme-ne-cdo-forme-shfrytezimin-e-tyre/