Top Channel – Vritet me thikë një 16-vjeçar në Fier

Një 16-vjeçar është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë pas një sherri me shokun e tij, pasditen e kësaj të enjteje në Fier. Sipas burimeve të policisë, dy adoleshentët kanë pasur një zënkë të çastit. Njëri prej tyre ka nxjerr thikën dhe ka goditur tjetrin. Edhe pse është dërguar me ambulancë në spital, i riu nuk arriti të mbijetojë për shkak të hemoragjisë.

http://top-channel.tv/2018/10/18/vritet-me-thike-nje-16-vjecar-ne-fier/