Top Channel – Rimbursim për fëmijët “Down”; Pas 8 vitesh miratohet vendimi për analizën e kushtueshme

Në Shqipëri numërohen rreth 650 individë me sindromën Down. Gati 20 raste diagnostikohen çdo vit. Analiza gjenetike e Kariotipit është një analizë që kryhet një herë në jetë nga personat me sindromën Down. Ajo shërben si bazë për përfitimin e Kempit. Prej 8 vitesh kjo analizë nuk kryhet në laboratorin e QSUT-së, por në laboratorë privatë për 300 deri 400 mijë lekë të vjetra. Sa i përket rimbursimit nga ana e qeverisë të analizës gjenetike të kariotipit për foshnjat e lindura me sindromën Down, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka parashikuar ofrimin e këtij shërbimi duke e përfshirë në projekt-buxhetin afatmesëm për vitet 2019-2021.

http://top-channel.tv/2019/01/17/rimbursim-per-femijet-down-pas-8-vitesh-miratohet-vendimi-per-analizen-e-kushtueshme/