RTSH – Shpërndahen ndihma për familjet në nevojë

World Vision në bashkëpunim me Bashkinë Korçë dhe Shërbimin Social Shtetëror kanë nisur të shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë. Pako ushqimore dhe batanije do të ndahen në 54 familje në qytetin e Korçës të cilat jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Drejtuesi i World Vision në Korçë, Oltjan Drabo, thotë se kjo nismë vjen në vazhdim të misionit të tyre në ndihmë të komunitetit, veçanërisht në ditët si këto ku temperaturat kanë shënuar disa gradë nën zero, duke vështirësuar edhe më tepër kushtet e jetesës për këto familje në nevojë.

https://www.youtube.com/watch?v=iuHknQY-pRg