Opinion.al – Strehonin fëmijë shqiptarë në Romë për 700 euro, kapen sekserët italianë

avioni

Dy persona janë nën gjykim nga Gjykata e Romës nën akuzën e mashtrimit. Ata shfrytëzonin uljet dhe promocionet që kompanitë ajrore bënin për punonjësit, për të dërguar nga Tirana në Romë rreth 20 fëmijë shqiptarë, duke u kërkuar familjeve të tyre shuma që variojnë nga 700 deri në 1000 euro. Kjo gjë ka ndodhur mes viteve 2014 dhe 2016. “Romait.it” shkruan se prindërit shqiptarë i dërgonin fëmijët e tyre në Itali për një jetë më të mirë, ndërsa Bashkia e Romës i ka pritur si fëmijë të braktisur. Sipas organit të akuzës, fëmijët shkonin në Itali me bileta falas. Dy të akuzuarit kërkonin ndihmën e Shërbimeve Sociale në Romë për t’u siguruar fëmijëve strehim në shtëpitë sociale.

https://opinion.al/strehonin-femije-shqiptare-ne-rome-per-700-euro-kapen-sekseret-italiane/