Monitor – Shqiptarët po bëhen si europianët; Rritet numri i familjeve të vogla

familje-me-1-ose-2-anetare (1)

Numri i familjeve më një ose dy anëtarë në Shqipëri është rritur. Mesatarisht në 2017-n, 16% e familjeve kishin në përbërjen e tyre një ose 2 pjesëtarë. Bazuar në të dhënat e INSTAT dhe në përllogaritjen e “Monitor”, numri i familjeve të vogla në vend është rritur me 2% krahasuar me një vit më parë. Nga 80,964 familje që u numëruan në Shqipëri, 12,649 ishin familje që në përbërjen e tyre nuk kishin më shumë se dy persona.

http://www.monitor.al/shqiptaret-po-behen-si-europianet-rritet-numri-familjeve-te-vogla/