Monitor – Shqipëria shpenzon 3 herë më pak se BE për mbrojtjen sociale

mbrojtja-sociale

Shpenzimet e qeverisë për mbrojtje sociale ishin sa 9% e PBB-së , sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, ku shpenzimet për mbrojtjen sociale janë 28.2% e PBB-së, qeveria shqiptare shpenzon 3 herë më pak. Në shpenzimet për mbrojtjen sociale përfshihen shpenzimet për papunësinë, shëndetësinë dhe pagesat e paaftësisë, ndihmat ekonomike, pagesat për të moshuarit dhe veteranët, etj.

http://www.monitor.al/shqiperia-shpenzon-3-here-me-pak-se-be-per-mbrojtjen-sociale/