Klan Tv – Skandaloze, të rinjve në Tiranë u shitet drogë që përdoret për kafshët

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” solli me zë dhe figurë llojet e lëndëve narkotike të ndaluara, që u shiten nën dorë nxënësve dhe të rinjve. Mjafton një interesim i thjeshtë e disa para me vete dhe do të gjeni njerëz jashtë çdo lloj dyshimi që tregtojnë me shumicë e pakicë ketaminë, një anestetik ky i fuqishëm për kafshët. Përdoret në mjekësinë veterinere për qëllimin anestetik, ndërsa te njerëzit, te adoleshentët kryesisht, abuzohet për efektet haluçinogjene, psikoaktive që kjo substancë ka.

https://tvklan.al/video-si-u-tregtohet-te-rinjve-ketamina-narkotiku-i-fuqishem-per-kafshe/