Intervista.al/281 të rinj nga Kosova, më të përgatitur për tregun e punës

vizion-1

Bullizmi; braktisja e shkollës; përkrahja e fëmijëve me aftësi të kufizuara; hapësirat kreative për të moshuarit, të rinjtë e fëmijët; por edhe ndërgjegjësimi për jetë të shëndetshme janë vetëm disa ndër 20 nismat komunitare që të rinjtë e grupmoshës 18-25 vjeç kanë ndërmarrë në 6 komuna të Kosovës.

281 të rinj të grupeve SKYE në Kosovë finalizuan sot angazhimin e tyre prej më shumë se 1 viti pune intensive në kuadër të projektit “Rritja e Integrimit Socio-Ekonomik e të Rinjve të Kosovës-SKYE” që implementohet nga organizata World Vision, dhe financohet nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

http://intervista.al/web/2019/05/titulli-281-te-rinj-nga-kosova-me-te-pergatitur-per-tregun-e-punes/