Gazeta Shqiptare – Vendimi i Ministrisë së Arsimit: Testim për nxënësit e klasave të pesta

nxenes_1522392393-7941321

Nxënësit e klasave të pesta në mbarë vendin do të testohen për dijet e përvetësuara në arsimin fillor. Në vendimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë theksohet se testi është i integruar dhe përfshin lëndët gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre. Gjithashtu, në udhëzimin e firmosur nga ministrja Besa Shahini, publikohet edhe data 24 maj 2019 e zhvillimit të provimit për këta nxënës. Ndërkohë, nxënësit me aftësi te kufizuara do te zhvillojnë vlerësimin e arritjeve në përshtatje me programin mësimor me të cilin punojnë, veçoritë dhe standardin e tyre.

http://www.gsh.al/2019/02/14/vendimi-ministrise-se-arsimit-testim-per-nxenesit-e-klasave-te-pesta/