Balkanweb – Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, arrestohet polici në Shkodër

dhunuesi

Policia e Shkodrës ka arrestuar një punonjës policie në Malesinë e Madhe, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 15-vjeçare. Në pranga ka përfunduar shefi i policisë në zonën Grumiere në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti.Denoncimi për punonjësin e policisë është bërë nga nëna e 15-vjeçares, e cila ka thënë se shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën dhe ka kryer akte të turpshme. Gjithashtu ai e ka telefonuar vajzën dhe ka kryer biseda erotike përmes telefonit.

https://balkanweb.com/ngacmoi-seksualisht-15-vjecaren-arrestohet-polici-ne-shkoder/