ABC News – Të kalosh nga njëra anë e rrugës në tjetrën, nxënësit në rrezik

Ndonëse respektojnë sinjalistikën rrugore nxënësit tregojnë se të kalojnë nga njëra anë në tjetrën varet nga drejtuesit e automjeteve, të cilët shpesh nuk e kursejnë shpejtësinë në rrugën para shkollave. Prindërit ndiejnë nevojën e një polici. Me qëllim parandalimin e tyre në nisje të vitit të ri shkollor, Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike deklaroi se komisariatet do të siguronin praninë e uniformave blu pranë institucioneve arsimore sidomos gjatë fillimit dhe mbarimit të mësimit. Nga vëzhgimi i ABC News në katër shkolla të Tiranës nuk u vu re prania e tyre.

http://abcnews.al/te-kalosh-nga-njera-ane-e-rruges-ne-tjetren-nxenesit-ne-rrezik/