Të rinjtë për një Shqipëri Evropiane

You are here

  • 03-07-20 |

Të rinjtë për një Shqipëri Evropiane

Ne tashmë e kemi kuptuar që në shumë vlera, si liria dhe barazia, jemi shumë të ngjashëm me qytetarët evropianë prandaj shohim me optimizëm drejt së ardhmës sonë evropiane prandaj jemi të vendosur në përpjekjet tona sado modeste për ta ndërtuar këtë të ardhme në komunitetin tonë, në Shqipërinë tonë.” - thotë Leandro, 16 vjeç nga Kurbini.  

Leandro dhe miqtë e tij të grupit IMPACT po ndërmarrin një nismë ndërgjegjësuese në komunitetin e tyre mbi lirinë e lëvizjes në Bashkimin Evropian. Së bashku me bashkëmoshatarët e tij, ai është përfshirë në nisma që synojnë të promovojnë emigrimin e ligjshëm, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin rural të zonave rreth Kurbinit si një mundësi që të rinjtë kurbinas ta shohin të ardhmen në vendin e tyre.

“Ndërsa u përfshimë në trajnimin e projektit “Të rinjtë për një Shqipëri Evropiane” (Building the European Future at Home - Youth engagement in the process) me klubin Impact “Potenciali Rinor” mësuam shumë rreth Bashkimit Evropian, qartësuam njohuri dhe reflektuam mbi vlera të rëndësishme që e bëjnë aq të fortë dhe të konsoliduar Bashkimin Evropian. Për më tepër, kemi debatuar rreth temave të rëndësishme për shoqërinë evropiane, tashmë edhe ne si aspirues për të qenë pjesë e kësaj familjeje,” – thotë djali 16 vjeçar.   

Gjatë vitit të kaluar, ata janë bërë pjesë e projektit “Të rinjtë për një Shqipëri Evropiane” dhe ndër të tjera janë trajnuar mbi vlerat, historikun dhe institucionet e Bashkimit Evropian. Pas përfundimit të trajnimit, të rinjtë kanë organizuar debate në nivel lokal me njëri-tjetrin duke debatuar mbi tema që debatojnë edhe bashkëmoshatarët e tyre në vende Evropiane.

Nga njohuritë e marra gjatë trajnimit nga ky projekt, Leandro veçon vlerat e Bashkimit Evropian por gjithashtu edhe lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve mes shteteve të ndryshme të BE-së. Kjo ishte shtysa për këtë grup IMPACT që të zgjedhin të ndërmarrin një nismë për të ndërgjegjësuar komunitetin e tyre për lirinë e lëvizjes.  

Duke dëgjuar vazhdimisht për trendet në rritje të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë në Evropë dhe duke hulumtuar e debatuar gjatë trajnimit, u angazhuam të informojmë qytetarët kurbinas rreth lirisë së lëvizjes që ne gëzojmë, por edhe përgjegjësive që lidhen me këtë liri, pasi këto lidhen ngushtë me integrimin tonë në Bashkimin Evropian.” – thotë 16 vjeçari.    

Edhe qytetarët shqiptarë, nëpërmjet marrëveshjes Schengen, kanë të drejtë të udhëtojnë të lirë në zonën Schengen, që përfshin shtetet e Bashkimit Evropian, në kushte të caktuara. Me informacionet që kanë mësuar dhe kërkimet që kanë bërë, të rinjtë po punojnë një hartë që ilustron lëvizjet e shqiptarëve në shtetet e Bashkimit Evropian sipas statistikave. Ata dëshirojnë ta vendosin këtë hartë në hapësirën e Bashkisë Kurbin ku qytetarët aplikojnë për pasaportë, pikërisht në suport të ëndrrës së tyre për të lëvizur të lirë.

Gjithashtu, përfaqësuesit e këndit të BE-së në Bashkinë Kurbin kanë ndihmuar grupin e të rinjve me fletëpalosje që përmbajnë informacion rreth lëvizjes së lirë në Bashkimin Evropian.

Ne shpresojmë që nisma jonë të ndikojë sadopak dhe të rrisë ndjenjën e përgjegjësisë tek bashkëqytetarët, në mënyre që integrimi në Bashkimin Evropian të jetë më i afërt e më i lehtë në të ardhmen,” - thotë  Leandro.

Projekti “Të rinjtë për një Shqipëri Evropiane" (Building the European Future at home – Youth engagement in the process) bashkëfinacohet nga Bashkimi Evropian në Shqipëri nëpërmjet programit IPA II, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë - Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve (CFCU Albania) dhe zbatohet nga World Vision Albania në partneritet me organizatat Changing the Future (CtF) dhe Albanian Center for Competitiveness and International Trade (ACIT).

Tungjatjeta.al

 
Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni