Tungjatjeta nga GirlScout

_DSC3723

GirlScout është emri i përbashkët i 80 vajzave nga Korça. Ato njihen në qytet për nismat e tyre sepse kërkojnë të sjellin ndryshim social dhe ekonomik në komunitetet ku jetojnë, por edhe të ndihmojnë më të vegjëlit e njerëzit që kanë nevojë për to.

Në fund të muajit shkurt, të gjitha vajzat u organizuan në pedonalen e qytetit për të shitur gatimet që ato vetë kishin përgatitur. Fondet që u mblodhën, 7500 lekë të rinj janë kontributi i GirlScout për programin social “Tungjatjeta”.

Së shpejti, përmes këtij programi, një grup i specializuar mjekësh do të udhëtojë drejt vendbanimeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara në zona të thella të Librazhdit, për të ofruar shërbimet e domosdoshme për ta.

Kjo është vetëm një mes shumë arsyesh se pse vajzat girscout donin të ishin ndër dallëndyshet e para që i bashkohen programit, por jo për ta lënë me kaq.

Më parë isha çapkëne shumë, krijoja situate të pakëndëshme duke nxitur sherre dhe mendimi im më dukej gjithmonë më i miri, më i drejti, nuk dija të bashkëpunoja me asnjë sepse mendoja se isha më e mira. Që kur fillova të përfshihem me vajzat skautiste kam kuptuar që jo gjithmonë duhet të kisha të drejtë. Kam kuptuar që bota pa rregulla është kaos, kështu që duhet të bashkëpunojmë e të kuptohemi”- tregon Sonja, një ndër vajzat që merr pjesë rregullisht në grupin e vajzave skautiste në fshatin e saj, Vreshtas.

Vajzat zotohen se do vazhdojnë të mbështesin fëmijët e Tungjatjetës. Do të organizojnë të tjera panaire, por edhe duke iu treguar shokëve e shoqeve të tyre se duke dhuruar 400 në muaj shërbimet e specializuara do shtrihen në kohë në fshatrat e thella të Librazhdit, por me shpresën se do të fillojnë së shpejti edhe në qytete të tjera.

Sipas studimit të parë kombëtar mbi prevalencën e aftësisë së kufizuar 10.4 % e fëmijëve në studim hasin vështirësi të theksuar në të paktën një nga aktivitetet e vlerësuara.

Dhuroni edhe ju J

Si?

 

Në kutitë e dhurimit në hipermarketet Interspar, dyqanet Jumbo dhe Aeroportin Nënë Tereza.

 

Raiffeisen Bank
 

Numër llogarie: 00 3088 0359
IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359
SWIFT: SGSBALTX
Kartë Debiti / Krediti: http://www.tungjatjeta.al/#dhuro
Paypal: https://www.tungjatjeta.al/paguaj-me-paypal