Mbrojtja e Fëmijëve

Mbrojtja e Fëmijëve

You are here

PUNA JONË PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE

Objektivi kryesor strategjik i Programit të Mbrojtjes së Fëmijëve synon të krijojë një mjedis ku fëmijët, djemtë dhe vajzat, veçanërisht ata që janë më në nevojë, marrin kujdesin e duhur, mbrohen nga të gjitha format e dhunës dhe marrin pjesë në mënyrë aktive në vendime që prekin jetët e tyre. Më konkretisht, Programi synon të pajisë fëmijët me aftësi për jetën si dhe t’i informojë mbi çështje të mbrojtjes së fëmijëve dhe strukturat e ngritura në mbrojtje të tyre në mënyrë që fëmijë të dijnë ku të adresojnë nevojat e tyre për ndihmë. Përkrah fëmijëve, nëpërmjet modeleve pozitive punohet me familjet dhe komunitetet, ku e gjithë ndërhyrja programatike synon krijimin e një mjedisi pozitiv familjar dhe komunitar ku fëmijët të rriten të përkujdesur, të sigurt dhe të mbrojtur nga çdo formë dhune, abuzimi, neglizhimi apo shfrytëzimi.

Gjithashtu, ndërhyrjet synojnë të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme dhe komunitete të sigurtë ku fëmijët respektohen janë të mbrojtur dhe marrin kujdes; ku nuk praktikohen praktika të dëmshme displinimi por rritet ndërgjegjësimi mbi strukturat formale dhe jo formale dhe mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve formësohen përmes dialogimit të të rriturve dhe fëmijëve.

Nëpërmjet programit të mbrojtjes së fëmijëve synohet gjithashtu përmirësimi bazuar në evidenca i politikave kombëtare të mbrojtjes së fëmijëve nëpërmjet avokimit në partneritet me fëmijët, familjet dhe komunitetet. Kjo është e rëndësishme sepse ende sot, fëmijët në Shqipëri përballen me dhunë, neglizhim ose shfrytëzim, komunitetet nuk janë të ndërgjegjshëm për çështjet e mbrojtjes së fëmijëve, ndërkohë që Sistemi i Mbrojtjes së Fëmijëve nuk është tërësisht funksional dhe efektiv për të siguruar mirëqenien e fëmijëve. Progresi i vazhduar në efektivitetin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve dhe parandalimin e abuzimit të fëmijëve kërkon që të punohet në partneritet të ngushtë me familjet dhe komunitetet më vulnerabël duke iu siguruar atyre mbështetjen dhe shërbimet e nevojshme që garantojnë respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe një mbrojtje gjithëpërfshirëse ndërsektoriale.


Të gjithë fëmijët, sidomos ata më në nevojë, të gjejnë përkujdesje, të mbrohen dhe të kenë mundësi të marrin pjesë në vendime që kanë ndikim në jetën e tyre; gjithashtu të kenë akses dhe të influencojnë strukturat dhe mekanizmat që ekzistojnë për mbrojtjen e tyre.

Përmes punës me fëmijët dhe të rriturit ne synojmë të forcojmë mekanizmin e Mbrojtjes së Fëmijëve. Dhe pse në vite ka patur përmirësime domethënëse, studimet tregojnë që ka ende shumë punë për të bërë në forcimin e sistemit të Mbrojtjes së Fëmijëve. Riorganizimi i njësive të qeverisjes vendore për shkak të ndarjes së re Administrativo-Territoriale (ligji 115/2014) ka sjellë pasoja të shumta, në lidhje me strukturat dhe funksionet. Nga ana tjetër, Ligji i Ri për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve aprovuar në maj 2017, mes të tjerave sjell risi detyrimin për të raportuar rastet e fëmijëve në rrezik dhe në nevojë për mbrojtje, nga të gjithë punonjësit që punojnë me fëmijët. Kjo gjë sjell nevojën për të mbështetur strukturat që punojnë me fëmijët dhe për t’i riorientuar në punën e tyre. Për më tepër, pothuajse të gjitha bashkitë në zonën e programeve të World Vision në Shqipëri dhe Kosovë mbulojnë një popullsi dhe territor të gjerë gjeografik.
 

Çfarë bëjmë ne?

World Vision Albania punon me fëmijët, komunitetet dhe partnerët për të krijuar një sistem miqësor, funksional, dhe gjithëpërfshirës të mbrojtjes së fëmijëve.

PUNA ME FËMIJË

World Vision në Programin e Mbrojtjes së fëmijëve synon fëmijët në zonat e programit ku punon, duke ndikuar në cikle të ndryshme të jetës së tyre në fusha fizike, konjitive, psiko-sociale dhe shpirtërore. Programi i Mbrojtjes së Fëmijëve kontribuon në zhvillimin e aftësive për jetën dhe aftësive të reziliencës për fëmijë të moshës 10-18 vjeç. Ai synon t’i informojë ata mbi probleme të mbrojtjes së fëmijëve dhe t’i bëjë ata aktorë influencues në çështje të mbrojtjes së fëmijëve duke ndikuar në përmirësimin e mekanizmave të mbrojtjes si dhe në reduktimin e faktorëve të vulnerabilitetit përmes ndërhyrjes programatike. World Vision synon të ndihmojë djemtë dhe vajzat të mbrojnë veten si dhe të forcojë mjedisin mbrojtës rreth fëmijës.

NE INVESTOJMË PËR MARRËDHËNIE FAMILJARE TË SHËNDETSHME

Përkrah fëmijëve, ndërmjet modeleve pozitive punohet me familjet dhe komunitetet, ku e gjithë ndërhyrja programatike synon krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme dhe të një mjedisi pozitiv e të sigurt familjar dhe komunitar, ku fëmijët respektohen, nuk praktikohen praktika të dëmshme disiplinimi por rriten të përkujdesur, të sigurt dhe të mbrojtur nga çdo formë abuzimi. Nga ana tjetër, rritet ndërgjegjësimi mbi strukturat formale dhe joformale në mbrojtje të tyre në mënyrë që fëmijë, prindër dhe struktura që punojnë me fëmijët të dijnë ku të adresojnë rastet e dhunës dhe të kërkojnë ndihmë.

Në punën tonë , ne jemi dëshmitarë të faktit se fëmijët nuk rriten të izoluar, por janë pjesë e pandashme e familjeve, lagjeve apo fshatrave si dhe e komuniteteve ku jetojnë. Për të sjellë ndryshim pozitiv në jetën e fëmijëve, sidomos atyre më në nevojë, ne punojmë më fëmijët për të krijuar marrëdhenie të shëndetshme në familje dhe me bashkëmoshatarët. World Vision punon edhe me prindërit sepse ata janë aktorët dhe siguruesit kryesorë të zhvillimit të fëmijëve dhe disiplinimin të tyre. Ne bashkëpunojmë me komunitetin dhe çdo strukturë që punon me dhe për fëmijët , të cilët gjithashtu janë influencues të këtij procesi zhvillimi. Gjithashtu, falë punës me prindërit, ne synojmë krijimin e një ambjenti që promovon vlera paqeje, tolerance, role të barabarta mes nënës dhe babait, komunikim dhe vlera brenda familjes. Ne kërkojmë të sensibilizojmë prindërit të fitojnë një vlerësim më të thellë në rolin e prindërve meshkuj në familje, në kërkimin e mirëqënies së fëmijëve përmes praktikave të mirërritjes së fëmijës.

“Nëna ime inatosej sa herë ne bënim ndonjë gabim ose kur situata nuk ishte e lehtë për familjen tonë. Tani, pasi ka qenë pjesë e grupit të prindërve të World Vision-it, ajo e ka ndryshuar në mënyrë drastike sjelljen e saj, jo vetëm ndaj gabimeve tona, por edhe ndaj situatave të vështira, ku ajo ndalon për të marrë frymë thellë, përpara se të reagojë”, thotë një vajzë 16-vjeçare nga zona e Kënetës, Durrës.

Ne kontribuojmë ne forcimin e mekanizmit të mbrojtjes së fëmijëve nga çdo lloj formë dhune.

Përmes modeleve të veta të cilat përbëhen nga një seri ndërhyrjesh që fokusohen në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve (formal dhe jo formal) në nivel komunitar, World Vision synon fuqizimin e komuniteteve për të forcuar mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, neglizhimi, shfrytëzimi dhe forma të tjera dhune. Nëpërmjet ndërhyrjeve programatike, World Vision punon për të informuar fëmijët mbi çështje të mbrojtjes së fëmijëve, t’i ndërgjegjësuar mbi strukturat ekzistuese të Mbrojtjes së Fëmijëve në Shqipëri dhe t’i bëjë ata aktorë aktivë në forcimin e sistemit.

Nga ana tjetër, puna me mekanizmin formal dhe jo formal të mbrojtjes së fëmijëve është e rëndësishme për të forcuar sistemin lokal të Mbrojtjes së Fëmijëve në mënyrë të qëndrueshme. World Vision vlerëson nevojën për të partnerizuar me OJF, agjenci, organizata me bazë fetare që kanë në fokus mirëqenien sociale të familjeve dhe fëmijëve; në rritjen e kapaciteteve të aktorëve të Mbrojtjes së Fëmijëve, grupeve teknike multidisiplinare etj. Puna e ngushtë mbështetëse me Punonjësin e Mbrojtjes së Fëmijëve në njësitë administrative dhe bashki është e rëndësishme për investimin në vazhdim tek ato.

Gjithashtu Programi synon përmirësimin e Politikave të Mbrojtjes së Fëmijëve-së në nivel lokal dhe kombëtar bazuar në të dhëna.

NE ANGAZHOHEMI NË ADVOKIM TË BAZUAR NË EVIDENCA NË NIVELE TË NDRYSHME

Programi përmes evidencave të bazuara në advokaci angazhohet në mënyrë të qëllimshme për të qënë më efektiv në ndërgjegjësimin e aktorëve në bashkëpunim të ngushtë me OJF të tjera, organizata të shoqërisë civile, partnerë lokalë, donatorë në influencimin e sistemit të Mbrojtjes së Fëmijëve në Shqipëri dhe për të sjellë ndryshim real që ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetët e fëmijëve më vulnerabël. Gjatë viteve të fundit, World Vision në Shqipëri dhe Kosovë ka praktikuar advokaci në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar për të influencuar ndryshimet ligjore, politikash dhe institucionale për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri.

T’i mbajmë fëmijët të sigurt online

Një studim i World Vision ka evidentuar probleme serioze për sa i takon sigurisë online të fëmijëve. Anketa mori në pyetje më shumë se 800 fëmijë dhe konstatoi se 44 % e fëmijëve shohin pornografi çdo ditë; 45 % e të anketuarve kanë qenë viktima të bulizmit apo vjedhjes së fjalëkalimit të Facebook-ut dhe 47 % janë kontaktuar online nga të rritur të panjohur.

Studimi, gjithashtu, thekson se nuk mund të gjendet një kuadër ligjor që ofron një mbrojtje të përshtatshme nga kërcënimet online. World Vision ka ofruar më shumë se 30 rekomandime ligjore dhe politikash për ta zgjidhur këtë nevojë. 

 

Të Fundit

Gjatë vitit 2017 deri në korrik 2018, në 6 komisariate të Tiranës janë asistuar me shërbim psiko-social 283 të mitur që kanë probleme me ligjin apo janë viktima të veprave penal

10-08-18

“Nuk ka formula në edukim e fëmijëve.

29-06-18

 Ç’kemi ! Emri im është Suelv, jam 14 vjeç nga Shqipëria! Unë jetoj në qytetin bregdetar të Vlorës.

28-06-18

28.2 % e fëmijëve në Shqipëri raportojnë se janë të detyruar të punojnë për të siguruar të ardhura në familje. 70 % e tyre përjetojnë dhunë fizike e psikologjike.

12-06-18

World Vision në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Unicef dhe TLAS zhvilluan sot një takim mbi “Konsultimin e akteve nënligjore të Kodit të Drejtësisë Penale për të

29-05-18

Era* ka 6 muaj që përpiqet të mos e lerë më shkollën për të shitur qirinj.

19-01-18

“Isha 3 vjeçe kur u rrëzova nga shkallët dhe isha 4 vjeçe kur fillova të kuptoj që diçka nuk shkonte me fytyrën time. E kuptova nga shkimet e të tjerëve.

10-02-17

Përmes kësaj foto-eseje "Udhëtimi i Fëmijërisë" dhjetra fëmijë nga Dibra, që përfaqësojnë zërin e qindra mijë të tjerëve anëkënd Shqipërisë, kanë ngritur zërin për të drejtat e

07-02-17

Kjo video u realizua në kuadër të 20 nëntorit, Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve, për të ilustruar një nga problemet që ata hasin më së shumti: Bullizmin.

07-02-17

Pages

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Newsletter

Regjistroni emailin tuaj për të marrë njoftimet tona.

Na Ndiqni