Emergjenca

Emergjenca

You are here

Programi I Emergjencave Humanitare

Ka si qëllim të ndihmojë komunitetet nga fatkeqësite civile dhe katastrofat humanitare.

Nevoja për ndërhyrje

Shqipëria është vëndi më i rrezikuar në Europë nga fatkeqësi natyrore si dhe nga ato të shkaktuara nga dora e njeriut. Ato janë nga më të ndryshmet, të tilla si: përmbytjet, tërmetet, rrëshqitjet e tokës, epidemitë, zjarret në pyje etj.

Sipas raport studimit të riskut botëror për vitin 2016, Shqipëria renditet e 40-ta nga 171 vende të botës, për rrezikun ndaj fatkeqësive natyrore. Madje më mirë se vendi ynë paraqiten vende si Afganistani, Sudani dhe Uzbekistani.

Qasja programatike

Përpara se fatkeqësitë të ndodhin, ne punojmë me fëmijët, familjet, strukturat qeverisëse që të zvogëlojnë rrezikun dhe cenuëshmërine ndaj fatkeqësive.

Gjatë emergjencave, punonjësit tanë janë në tërren duke ndihmuar familjet me ndihma humanitare duke u dhënë përparësi fëmijëve, veçanërisht atyre që janë më në nevojë. Ndërhyrjet tona janë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet vendore dhe organizatat humanitare.

Pas emergjencës, ne vazhdojmë të ndihmojmë komunitetet që të rindërtojnë të ardhmen e tyre postemergjencë. Konkretisht, programi synon të përfshijë komunitetin në hartimin e planeve parandaluese dhe në përballimin efektiv të fatkeqësive civile.

Përgjigjet në Emergjencat e dimrit 2016-2017

Pergjatë gjashtë muajve të fundit në vendin tonë, brenda një periudhe të shkurtër, ndodhën dy emergjenca njëra pas tjetrës, përmbytjet në fundvitit-in 2016 dhe dimri i ashpër në fillim të 2017. Rreshjet e dendura shkaktuan situata përmbytjesh në disa zona e qytete të banuara.

E ndërsa komunitetet ende nuk kishin marrë veten plotësisht nga dëmet e përmbytjeve, muaji janar, e gjeti pjesën më të madhe të vendit të mbuluar nga dëbora dhe nën efektin e temperaturave ekstreme nën zero, deri -26 gradë në fshatrat të Dibrës, ku vështirësitë qenë të mëdha.

Në të dyja situatat e emergjencës, World Vision, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale ofroi ndihmë me (pako ushqimore, veshje, batanije, shtretër, dru zjarri, etj) për më shumë se 530 familje në nevojë në Dibër, Korçë, Librazhd, Elbasan, Lezhë, Kurbin, Durrës dhe Tiranë.

Emergjenca

Në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet

  • Autori: 
    Linda Karameta

Rreth 600 familje janë përmbytur nga rreshjet e ditëve të fundit vetëm në Bashkinë e Kamzës.

Më Shumë

Falim ngrohtësi në ditë të ftohta

  • Autori: 
    Majlinda Karameta

Para 15 vitesh, Adriatiku u largua nga qyeteti i tij i lindjes, Burreli, për tu vendosur në zonën e Bathores në Tiranë. 34 vjeçari është babai i katër  djemve për të cilët duhet të kujdeset. I ftohti i acartë ndihet në çdo kënd të shtëpisë së Adriatikut,  ku çatia është prej llamarine. “Para vitit të ri fryu një erë e madhe dhe shkëputi të gjitha llamarinat që kishim për çati.

Më Shumë

Të rinjtë mbajnë në jetë Arkidën e vogël

  • Autori: 
    Majlinda Karameta

Arkida, 7 vjeçe, jeton në Milot, në veri të Shqipërisë. Familja e saj përbëhet nga prindërit dhe vëllai më i madh. Ata jetojnë në kushte shumë të vështira. Babai nuk mund të punojë sepse është i sëmurë. Ai është diagnostikuar me leuçemi. As mamaja nuk punon sepse nuk arrin të gjejë punë.

Më Shumë

Shqipëria në situatë emergjence, qindra familje të evakuara

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, Liljana ka rrëmbyer me shpejtësi dy fëmijët e saj të vegjël, dhe ka dalë në oborr. Brenda pak minutash në shtëpinë e saj pranë bregut të lumit në Tiranë,  vërshoi uji. Të medhenjtë nuk vunë gjumë në sy sepse “ruanin” lumin. Ishte ora 3 e mëngjesit kur uji vërshoi brenda shtëpisë. “U tmerruam. Menduam për fëmijët të parët.

Më Shumë

Shqipëria në situatë emergjence, qindra familje të evakuara

  • Autori: 
    Majlinda Karameta

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, Liljana ka rrëmbyer me shpejtësi dy fëmijët e saj të vegjël, dhe ka dalë në oborr. Brenda pak minutash në shtëpinë e saj pranë bregut të lumit në Tiranë,  vërshoi uji. Të medhenjtë nuk vunë gjumë në sy sepse “ruanin” lumin. Ishte ora 3 e mëngjesit kur uji vërshoi brenda shtëpisë. “U tmerruam. Menduam për fëmijët të parët.

Më Shumë

World Vision vazhdon të mbështesë familjet e prekura nga përmbytjet

Ramazani, është 21 vjeç. Ai është shtylla e familjes, ndonëse fare i ri. Jeton me gjyshen, hallën dhe 2 fëmijët e saj, në një shtëpi buzë lumit të Tiranës. Në shtëpinë me 2 dhoma, ata kanë vetëm njërën. Në tjetrën jeton daja me nusen dhe 2 fëmijët. Për të siguruar jetesën, ai punon çdo natë në mirëmbajten e qytetit.

Më Shumë

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Newsletter

Regjistroni emailin tuaj për të marrë njoftimet tona.

Na Ndiqni