Rreth World Vision

Rreth World Vision

You are here

 

World Vision në Shqipëri është një organizatë zhvillimi komunitar, e krishterë, humanitare dhe avokatie. Ne punojmë në 220 komunitete në nevojë, me 32 mijë fëmijë në 10 rajone që prej vitit 1999.

Misioni i punës sonë:  Drejtësi sociale, mbrojtje, gjithëpërfshirje dhe mundësi zhvillimi ekonomik për fëmijët dhe të rinjtë më vulnerabël, në shkollë, familje, dhe komunitet.  

World Vision  është lider në transformimin e jetëve të fëmijëve dhe komuniteteve ku punon.

Një staf i specializuar prej 145 vetash,  punon për ngritjen e kapaciteteve të qindra profesionistëve të arsimit, fëmijëve dhe komunitetit . World Vision punon ne 123 shkolla, të vendit. Ekspertët punojnë çdo ditë që në këto institucione të mundësohen shërbime mbështetëse për fëmijët me aftësi të kufizuar  jo vetëm në shkollë por edhe në komunitet.

Mbrojta e fëmijëve dhe forcimi i këtyre strukturave është një tjetër element  i rëndësishëm i punës sonë. Dhjetra fëmijë u përfshinë në finalizimin e Axhendës Kombëtare për të drejtat e tyre, e cila u miratua nga qeveria. Në Shqipëri dhe Kosovë mijëra fëmijë punojnë,  shfrytëzohen apo trafikohen. Ndaj është thelbësore forcimi dhe zhvillimi i stukturave për mbrojtjen e tyre.

Qindra fëmijë e të rinj vulnerabël marrin njohuri profesionale që i ndihmon jo vetëm të ngrejnë zërin për të drejtat e tyre por edhe të angazhohen për të  por edhe të krijuar biznese sociale, në mënyrë që të zhvillojnë kushtet ekonomike sociale pranë komunitetit ku ata jetojne

Për herë të parë, Shqipëria ka një studim kombëtar që tregon shkallën e Aftësisë së Kufizuar tek fëmijët 2-17 vjeç, por edhe aksesin që ata kanë në shërbime. World Vision ka ngritur programin social Tungjatjeta...jetë, i cili përmes një ekipi profesionistësh çon shërbimin e specializuar në banesën ku jeton fëmija me Aftësi të Kufizuar.

World Vision përmes  zbatimit të programeve të Mbrojtjes, Edukimit dhe Rinisë  po ndihmon në fuqizimin dhe gjithëpërfshirjen e 32 mijë fëmijëve dhe të rinjve më nevojtarë në Shqipëri.  World Vision gjendet edhe në Kosovë që prej vitit 1998 . World Vision është një nga organizatat më të mëdha humanitare, e krishterë, zhvilluese dhe advokuese në botë për fëmijët dhe të rinjtë. Ajo punon prej rreth 65 vitesh, në 95 vende të ndryshme të botës.


Misioni Ynë

WorldVision është një partneritet ndërkombëtar i të krishterëve, misioni i të cilëve është që të ndjekin Zotin dhe Shpëtimtarin Jezus Krisht në punën me të varfrit dhe të shtypurit, për të nxitur transformimin njerëzor, për të kërkuar drejtësi dhe për të dhënë dëshmi për lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë.

Vizioni Ynë

Vizioni ynë për çdo fëmijë, jeta në tërësinë e saj....

...Lutja jonë për çdo zemër, dëshira për ta bërë atë realitet.

Vlerat Tona Thelbësore

  • Ne jemi të krishterë
  • Ne jemi të përkushtuar ndaj të varfërve
  • Ne i vlerësojmë njerëzit
  • Ne jemi administratorë
  • Ne jemi partnerë
  • Ne jemi të gjindshëm


 

Shqipëria

16,6%

e fëmijëve jetojnë në varfëri *

57,000

fëmijë që punojnë **

70 %

përjetojnë një formë abuzimi ***

Vetëm 10,4 %

e fëmijëve të përfshirë në studim hasin vështirësi të theksuar në të paktën 1 nga veprimtaritë e vlerësuara ****

Shqipëria renditet në vendin e 39 për rrezikun nga fatkeqësitë natyrore, nga 171 vende të botës *****

75,7 %

e fëmijëve me aftësi të kufizuar ndjekin çerdhen, kopshtin ose shkollën

Sipas të dhënave zyrtare të MASR 2845 fëmijë me aftësi të kufizuar janë të regjistruar në shkollat e arsimit para universitar. 476 prej tyre ndjekin shkollat speciale. ******

Vetëm 61,3 %

e fëmijëve që janë vlerësuar nga një komision mjekësor ose multidisiplinar lidhur me aftësinë e tyre të kufizuar ndjekin arsimin në një institucion të arsimit parauniversitar. *******

***** WRR2017 E2
****** Vjetari statistikor 2015-2016, MASR.
******* World Vision në Shqipëri dhe Kosovë dhe Save the Children në Shqipëri. (2018). “Aftësia e kufizuar te fëmijët në Shqipëri: Prevalenca dhe cilësia e shërbimeve mbështetëse sipas perceptimit të prindërve.”

 


 

Kosova

Popullsia në Kosovë *

25%

janë fëmijë (0 – 14 vjeç)

17.2%

janë të rinj (15 – 24 vjeç)

* Indexmundi

Papunësia e të rinjve është shumë e lartë në Kosovë**:

Në 2015-ën, të rinjtë në Kosovë kishin 2 herë më shumë mundësi të ishin të papunë krahasuar me të rritur. Të rinjtë e moshës 15 – 24 vjeç, 57.7% janë të papunë. Papunësia është më e lartë mes femrave (67.2%) sesa meshkujve (54.2%)

Pothuajse një e treta (31.4%) e të rinjve nuk janë duke marrë asnjë lloj arsimimi apo trajnimi. Kjo e dhënë është 34.9% te femrat, krahasuar me 28.3% të të rinjve meshkuj.

** Rks-gov.net

Varfëria ***

29.7%

e popullsisë jetojnë në varfëri

10.2%

e popullsisë jetojnë në varfëri ekstreme

*** Rks-gov.net

Objektivi ynë është të shohim përmirësime në mirëqenien e 500 000 fëmijëve e të rinjve, sidomos të atyre më në nevojë. 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Newsletter

Regjistroni emailin tuaj për të marrë njoftimet tona.

Na Ndiqni