Edicioni i 2-të i “Festivali i Rinisë për Drejtësi Sociale”: Të rinjtë si partnerë për sisteme dhe struktura të drejta për fëmijët më vulnerabël

IMGL1096

Qindra të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova do të mblidhen në Tiranë gjatë datave 11-13 shtator në Festivalin e Rinisë për Drejtësi Sociale, që organizohet për të dytin vit radhazi nga World Vision. Të rinjtë do të tregojnë përmes dëshmive jo vetëm vështirësitë me të cilat ata përballen, në familje, shkollë apo në komunitete, por edhe sesi ata ia kanë dalë që t’i kalojnë vështirësitë.