Nga Arta Kolndreu, Lezhë: "Shpikësi i vogël i Torovicës"

You are here

  • 20-08-18 |

Nga Arta Kolndreu, Lezhë: "Shpikësi i vogël i Torovicës"

Gjithçka  nis  aty  në dhomën  e  punës  të  një djali  të vogël në fshatin Torovicë. Duhet pranuar se gjithmonë në zemrat e më të vegjëlve gjenden shpresat me të  mëdha, ëndrrat më të mëdha, arsyet me të forta. Edhe pse një nxënës me një performancë jo dhe aq ekselente në mësime Fatmiri ka treguar se si arrin të ndihet mirë, duke u fousuar në pasionin e tij. Të ndihet i vlerësuar nga të tjeret duke treguar më së miri aftësitë e tij për të krijuar dhe për t’i shndërruar gjërat sipas dëshirës së tij.

Si fillim, që në moshen 6-vjeçare Fatmiri ka luajtur me objektet duke modifikuar makinat që i blinte i ati, me anë të telave dhe të objekteve të ndryshme që gjente. Me kalimin e kohës mësuesi i tij i fizikës ka vërejtur një talent të veçantë në aftësitë e tij për të krijuar një qark elektrik, pa ndihmën e askujt. Gjë që të cilën jo çdo nxënës mund ta bëjë.

Dëshira e tij e madhe për t’i kthyer mbetjet dhe objektet e panevojshme në të dobishme është për t’u admiruar dhe e bën atë të veçante nga shumë prej bashkëmoshatarëve të tij. Gjithashtu, të veçantë e bën dhe fakti që një djalë kaq i vogël, beson dhe shpreson në ëndrrën e tij, të bëhet një inxhinier­-elektrik, pavarësisht kushteve në të cilat ai ndodhet. Shkollimi për një pjesë të familjeve në këtë zonë është i vështirë.

"Nuk më pengon gjë të ëndërroj, që të behem dikushi në jetë duke bërë atë që e kam pasion. Nëse ëndërroj, atëheë kjo më nxit që të përpiqem të ndryshoj gjërat në favorin tim dhe pse jo, në të ardhmen dikush ta vlerësoj këtë që di të bëj dhe të më japë një mundësi për të zhvilluar aftësite e mia."- shprehet Fatmiri, plot shpresë në sytë e tij.

Fatmiri është 14 vjec dhe është në klase të 8-të. Ai vjen nga një familje shumë e varfër në Torovicë, të Lezhës. Eshtë një djalë i qetë, i butë dhe i turpshëm. Ai sheh punën e tij dhe asnjehere nuk bërtet apo zihet me kënd. Endrra dhe aftësitë e veçanta të Fatmirit e bëjnë atë të jetë ndryshe nga fëmijët e tjerë, pasi ndërkohë që shokët e tij në këtë moshë luajnë me top në kohën e lirë, Fatmiri ka bërë krijimet e tij të para; një varkë metalike që ecën mbi ujë e komanduar me telekomandë (me bateri telefoni) dhe një ventilator të vogël.

Kjo ka rritur vetëbesimin e tij dhe dëshiren e tij për kontributin në permirësimin e jetës me anë të pajisjeve të reja, për t'ua lehtësuar punën njerezve. Sikur shoqëria t’i tregonte sadopak ngrohtësi! Ai e pranon se lufton me skamjen ekonomike dhe kush e di sesi do t’ia shpërblente shoqërisë ky djalë.

Shkencetarët dhe shpikjet e mëdha ndër shekuj janë ato që e frymëzojnë Fatmirin, me shpresën që edhe ai një ditë do të bëjë diçka të madhe për njerëzimin. Fatmiri i vogël duhet të jetë një shembull, jo vetëm për moshatarët e tij, por për të gjithë, që edhe ne të rendim pas ëndrrave tona dhe të gjejmë lumturinë në çdo copëz të së ardhmes sonë. Me të vërtetë që varka e Fatmirit tani lundron në vaskë të vogël, por jam e bindur që së shpejti kjo varkë  do të lundroj në det të hapur, në rrugën e gjatë të jetës së tij.

Tungjatjeta.al

 
Altin, 3 vjeç
Librazhd

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Sara, 6 vjeçe
Librazhd

Sara vuan nga encefalopatia dhe epilepsia.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Ka kaluar temperaturë të brendshme. Diagnozë e papërcaktuar.

Soni, 11 vjeç
Librazhd

Irena, 10 vjeçe
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Leonora, 16 vjeçe
Librazhd

Vuan nga encefalopatia epileptogjene. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ana, 15 vjeçe
Librazhd

Diagnostikuar me epilepsi. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Klajdi, 11 vjeç
Librazhd

I diagnostifikuar me Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet e tij.

Bruna, 7 vjeçe
Librazhd

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Librazhd

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Arta, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Donaldi, 10 vjeç
Librazhd

Emiljano, 2 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Emanueli, 4 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia dhe paraliza e gjymtyrëve të poshtme. Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndr

Selma, 4 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Spinofibi ( deformime të shtyllës kurrizore).

Oligerta, 14 vjeçe
Librazhd

Ka zhvillim të vonuar. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Arjani, 15 vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Jasmina, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Marigleni, 9-vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Alesia, 9 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Gabriela, 15 vjeçe
Librazhd

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Newsletter

Regjistroni emailin tuaj për të marrë njoftimet tona.

Na Ndiqni