RTSH – Vlorë, vajzat në fshat braktisin shkollën e mesme

Ëndrra e saj që fëmijë ishte të bëhej një ekonomiste e zonja dhe sot ajo ndjek studimet e larta në vitin e dytë në fakultetin ekonomik të qytetit të Vlorës. Por rruga për të arritur deri këtu nuk ka qënë e lehtë për Denisën. Asaj i është dashur të ndërpres shkollën në moshën 14 vjeçare për shkak të mentalitetit të fshatit ku banonte. Falë fushatave sensibilizuese të kryera në disa fshatra të Vlorës nga World Vision, si dhe vënia në dispozicion e një furgoni nga ana e tyre për transportin e nxënësve, bëri që pjesa më e madhe familjeve të ndërgjesohen dhe të dërgojnë vajzat e tyre në shkollë.

https://www.rtsh.al/lajme/vlore-vajzat-ne-fshat-brakstisin-shkollen-e-mesme/