Klan Tv – “Kongresi i Manastirit” i mbyll derën djalit me autizëm, Stop e regjistron

Qazim Meta dhe Rizvana Gjana, janë prindër të Grisildit 8 vjecar me probleme autizmi. Ata thonë, se nuk ia regjistrojnë djalin në shkollën 9-vjecare “Kongresi i Manastirit”. Gazetarja e “Stop” shkoi bashkë me prindërit e djalit në Drejtorinë arsimore të Tiranës, specialistja e së cilës, e urdhëroi drejtoreshën e shkollës të regjistrojë Grisildin. Të nesërmen i vogli regjistrohet si gjithë të tjerët në shkollë, ku drejtoresha tregon se është bërë një klasë e vetme vetëm për fëmijët me AK ku do të ketë edhe dy mësuese ndihmëse.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=407&v=bKJ5iBsQhYI