Klan Tv – Gjyqtarët e Vlorës shkelin ligjin, thërrasin psikologë pa licensë

Në bazë të ligjit, asnjë person nuk mund të ushtrojë profesionin e psikologut pa qenë i pajisur me licensë nga Urdhri i Psikologut. Kjo vlen për sektorin publik dhe privat, por gjyqtarët e Vlorës e kanë shpërfillur këtë ligj, duke thirrur dy psikologe pa arsimin përkatës dhe pa licensë. Sipas emisionit investigativ “Stop”, kryetarja e Urdhrit të Psikologut ka vënë në dijeni Gjykatën e Vlorës për këto 2 psikologe, por gjyqtarët vazhdojnë t’i thërrasin ato në cështjet e tyre.

http://stop.tvklan.al/gjyqtaret-e-vlores-shkelin-ligjin-therrasin-psikologe-pa-license-18-tetor-2018/